BOTA

“Bashkë deri në vdekje”, fotot e rralla nga vrasja e çiftit Bonnie dhe Clyde

15:37 - 23.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Bonnie dhe Clyde, njihen si çifti që doli kundër ligjit amerikan, të cilët kanë vrarë 13 njerëz dhe kanë grabitur disa pika karburantesh dhe dyqane të vogla. Më 23 maj 1934 ata u vranë në makinën e tyre nga policia amerikane në Luiziana. Pas 85- vitesh publikohen për herë të parë fotot nga vrasja e tyre.




Bonnie Parker dhe Clyde Barrow u takuan për herë të parë në vitin 1930. Ajo ishte vetëm 19-vjeçe, ndërsa ai 21-vjeç. Dy javë pasi u njohën, Clyde u arrestua dhe u la i lirë më 1932, pikërisht kur nisi edhe turi i tyre i krimit, bashkë me Bonnie dhe bandën e tyre.

Bonnie, Clyde dhe banda e tyre për dy vite me radhë vranë dhe vodhën në shtete të ndryshme. Mënyra e tyre e vetme për t’u arratisur ishte se policia nuk mund të kalonte kufirin nga njëri shtet në tjetrin. Një tjetër arsye që ata i shpëtonin policisë ishte mënyra si Clyde i jepte makinës.

Makina e tij e preferuar ishte Ford V8, i ‘magjepsur’ pas këtij modeli, Clyde i dërgoi një letër Henry Ford ku shkruante: “Edhe pse puna që unë bëj nuk është shumë e pastër, duhet t’ju them se Ford v8 është një super makinë.”

Në Amerikën e atyre viteve ata u njohën si çifti që nuk iu bind ligjit. Ashtu si Robin Hood, por ai nuk vrau kurrë njerëz të pafajshëm siç bën Bonnie dhe Clyde, të cilët kanë vrarë 13 njerëz dhe kanë grabitur disa pika karburantesh dhe dyqane të vogla.

Më 23 maj 1934 policia arriti të ngrinte një kurth ndaj tyre, dhe qëlloi mbi makinën e çiftit me 130 plumba, makina e tyre më pas u përdor si simboli i fitores së ligjit mbi krimin.

Ata u varrosën të ndarë, por trupat e tyre u dogjën bashkë.

9 8 7 6 5 4 3 2 1
<
>


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.