SPORT

Borusia zyrtarizon edhe Julian Brandt

14:38 - 23.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Borusia e Dortmundit nuk ka humbur kohë, por e ka lënë pas zhgënjimin e pësuar në kampionat, me titullin që i rrëshqiti nga duart në pjesën e fundit të sezonit dhe është fokusuar në merkato, ku ka zyrtarizuar menjëherë tri supergoditje.




Të martën verdhezinjtë e Vestfalisë siguruan të zezën mbi të bardhë me Hazard, natyrisht jo vëllain Eden që po shkëlqen te Çelsi, por Torgen, që te Gladbahu ka bërë një sezon të shkëlqyer. Më pas Borusia ka siguruar firmën e Niko Shulc, mbrojtësit 26-vjeçar që erdhi nga Hofenhaim. Ndërsa dje ka arritur akordin dhe ka prezantuar Julian Brandt, yllin e Leverkusenit, i kërkuar nga shumë klube europiane, përfshirë edhe Juventusin. Në total, për këto operacione merkatoje, Dortmundi ka derdhur 80 milionë euro, duke i lëshuar sfidën e radhës Bajernit të Mynihut.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.