SPORT

Hysaj, drejt Romës bashkë me Sarrin

12:36 - 23.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

E ardhmja e Elseid Hysajt është një rebus. E vetmja gjë që dihet me saktësi është se mbrojtësi i djathtë i Kombëtares kuqezi nuk do të qëndrojë më në Napoli, por do të ndërrojë ambient në këtë merkato verore. Duke iu referuar “Radio Kiss Kiss”, Elseid Hysaj shumë shpejt mund të përfundojë në radhët e Romës.




Anësori shqiptar do të vishej verdhekuq nëse Mauricio Sarri do të ulej në stolin e Romës, me trajnerin që e vlerëson shumë Hysajn. Për mbrojtësin kuqezi vlen të theksohet edhe interesimi i nga një klub i madh europian, lëvizje që Napoli do ta mirëpriste. Ançeloti nuk e cilëson lojtarin si të domosdoshëm dhe në ndeshjet e fundit ndaj Interit dhe Spalit ka qëndruar 90 minuta në stol.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.