BLUETOOTH

“Ju rrëfejmë lidhjen e arbëreshëve me Shqipërinë”

13:15 - 23.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Egla Xhemali – Arbëria” është filmi më i ri i producentit Francesco Mollo dhe regjisores Francesca Olivieri. Një film që tregon edhe njëherë lidhjet e forta dhe trashëgiminë kulturore të komuniteteve arbëreshë, që ende mbijetojnë në disa fshatra të vegjël të Kalabrisë dhe Basilikatës. Një pikëpamje që sjell realitetin e shqiptarëve të Arbërisë, duke shpalosur historinë e Aidës. Delegacioni i artistëve kinematografike ka ardhur edhe në Shqipëri, ku është ndjekur nga Tommaso Scattolari, president i Dhomës së Tregtisë italo-shqiptare për promocionin në territorin shqiptar.




Një film nga arbëreshët e Italisë, si lindi kjo ide?
Olivieri: Lindi nga dëshira për të treguar një histori emigrimi, pjesërisht autobiografike. Ideja në fakt me lindi kur isha larg nga shtëpia, në Francë. Të bësh një film mbi këtë kulturë është një akt politik dhe uroj që ta njohë këtë popull, që ka ditur të rezistojë duke mbajtur gjallë gjuhën dhe traditat e vendit, që është detyruar t’i braktisë.

Si është pritur ky realizim nga arbëreshët dhe pjesa tjetër e Italisë?
Mollo: Radha e gjatë në arkën e kinemasë dhe salla me mbi njëmijë vende në kinemanë “Garden di Rende” (Cosenza) e tejmbushur me spektatorë për projektimin e parë në Itali tregon suksesin e filmit “Arbëria”. Kjo tregon që kultura dhe traditat shqiptare në Itali ngjallin shumë interes.

Keni pasur edhe kritika?
Mollo: Më shumë se kritika, do i quaja keqkuptime. Shumë mendonin se një temë e këtij zhanri do të ishte treguar me anë të një dokumentari, por “Arbëria” është një film, tregon një histori trillimi të vendosur në një ambient të vërtetë, si qytetet arbëreshe e Kalabrisë dhe Bazilikatës me kostume të vërteta të paraqitura si reale.

A i njihni nga afër arbëreshët? Keni kujtime dhe impresione?
Olivieri: Familja e babait tim është origjinë nga një qytet arbëresh i Kalabrisë, S.Caterina Albanese, (Picilia) dhe gjyshja ime e flet akoma këtë gjuhë, si të gjitha gratë e tjera të këtij qyteti. Kam dëgjuar shpesh të flitet kjo gjuhë në shtëpi. Njoh disa fjalë që i kam të dëgjuar shpesh të lidhura me aksesorët e kostumeve, me të cilat vishen akoma gratë e Picilias në rastet e festave dhe dasmave. Më kujtohet kur isha i vogël, gjyshja ime më bëri të qep një fustan me përmasat e një nuseje arbëreshe, sepse isha i dashuruar me këto ngjyra dhe me pëlhurat e çmuara. E ruaj këtë foto me fanatizëm, më portretizon krenar për fundin tim blu mëndafshi.

Pjesa më e madhe e shqiptarëve nuk i njeh arbëreshët ose lidhjen e ngushtë që ata kanë me qytetin e tyre, ju si mund ta përshkruani? Sa janë të njohur arbëreshët e shqiptarëve, traditat e tyre, ndryshimet e tyre që ne si popull kemi kaluar?
Olivieri: Unë e njoh lidhjen që arbëreshët kanë me Shqipërinë dhe është një lidhje e fortë, e fuqishme. Ka një ndarje të historisë, edhe nëse ka një distancë gjeografike. Ajo që më emocionon është rikujtesa që arbëreshët kanë për vendin e tyre. Në zonat kalabreze, si ato të gjyshes sime, administratat organizojnë çdo vit “pelegrinazhet”, ku grupe personash nisen për të marrë ajrin e Shqipërisë. Bëhet fjalë për një fenomen të përbashkët me të gjithë popujt që kanë jetuar në diasporë, është i njëjti udhëtim që bëjnë hebrenjtë çdo vit në Jerusalem. Ajo që vura re në Tiranë është respekti i madh që shqiptarët kanë ndaj arbëreshëve. Është një lidhje e bazuar në dinjitet reciprok, janë popuj që të japin menjëherë impresione dhe që kanë ditur të ngrihen në këmbë duke mbajtur të gjallë kulturën e tyre.

Aida është roli kryesor i filmit, sa prej saj njihni?
Olivieri: Aida është një figurë pjesërisht e inspiruar nga disa gra të familjes sime, por nga ana tjetër është një grua në emigrim dhe në udhëtimet e mia kam njohur shumë Aida: gra kurajoze, që jetojnë një nostalgji të thellë të origjinës, por që për arsye të ndryshme (ekonomike dhe kulturale) janë larguar nga toka e tyre e origjinës.

Mendoni që protagonistja e ka humbur luftën kundër mentalitetit maskilist?
Në film është efektivisht një konflikt mes Aidës dhe vëllait të saj dhe indirekt mes vajzës dhe babait, por lufta e protagonistes është fituar në momentin që ajo bëri – në të shkuarën – pavarësinë ekonomike nga i ati. Mendoj që emancipimi i gruas duhet të kalojë nëpërmjet autonomisë dhe barazisë ekonomike, në këtë sens Aida nuk duhet të ndikohet, ajo për të cilën e përcakton është që forca e saj më intime, e aftë të ringrihet dhe të përmirësojë veten e saj, vjen nga një ballafaqim dhe solidarizim mes grave, në këtë rast me mbesën e saj Luçia.

Subjekti i filmit kuptohet shumë mirë te tradita shqiptare, mendoni që ka ndryshuar, apo është akoma prezente në Shqipëri ose në Arbëri?
Olivieri: Subjekti flet për një grua që pajtohet me origjinën e saj, një grua e çrrënjosur, një vlerë që gjendet në kulturën e popullit të saj, ajo e “besës”, fjala e dhënë. Mendoj që në këtë sens Shqipëria, si Italia janë dy vende ku fjala e dhënë është akoma në qendër të zhvillimit social.

Si e shihni Shqipërinë në vitet e fundit, ku ndahet dhe ku bashkohet me Arbërinë?
Mollo: Kam qenë në Shqipëri dhjetë vite më parë për herë të parë dhe jam befasuar që e gjeta Tiranën kaq të ndryshuar. Bëhet fjalë për një qytet që tregon një potencial kulturor dhe ekonomik në trazira, një qytet i ri, që bashkohet lehtësisht me Italinë dhe falë kësaj ure, të përfaqësuar nga Arbëria.

Po Arbëria ky ndryshon me pjesën tjetër të Italisë? Flitet shpesh për një kulturë të përbashkët mes Shqipërisë dhe Italisë, megjithatë boshllëku mes këtyre shteteve duket akoma më i madhe, ju si e shihni?
Mollo: Jam rritur në një qytet fqinj të një komune arbëreshe dhe kam besuar gjithmonë që Arbëria të ishte si një rajon italian, ku një grup personash të identifikoheshin kulturalisht. Nuk mendoj që ka shumë diferenca mes Italisë dhe Shqipërisë aktualisht, janë dy qytete të Mesdheut tonë që po zhvillohen.

Mjafton një film artistik për të afruar më shumë arbëreshët me shqiptarët? Mendoni që duhet një impenjim më i madh për të plotësuar këto pjesëza historie?
Mollo: Filmi lindi për nevoja artistike dhe politike të shkrimtares. Për ne do të ishte një krenari të dish që mund të funksionojë një motor për komunitetet arbëreshe, që duan të ribashkohen me Shqipërinë dhe për të rinjtë që mbajnë në jetë muzikën dhe ngjyrat e kulturës së tyre.

Meqenëse jemi te filmat që flasin për shqiptarët, i keni parë filmat internacionalë, që nxjerrin në pah problematikat e shqiptarëve si popull? Çfarë mendoni për këto produksione?
Olivieri: Disa vite më parë kam parë një dokumentar të një shkrimtari italian, Daniele Vicari, që respektoj shumë, quhet “Anija e ëmbël”. Me siguri është një nga ato filma që ka trajtuar temën e eksodit shqiptar në mënyrë të respektueshme dhe me një strukturë treguese të fortë nëpërmjet një monitorimi origjinal. Është edhe një shkrimtare italiane që e vlerësoj shumë, Laura Bispuri, që ka realizuar një film “Virgjëreshe e betuar”, adaptim të një romani të një shkrimtareje shqiptare, Elvira Dones, shumë e njohur në Itali. Janë dy produkte të ndryshme që na japin problematika të ndryshme, por të kryqëzuara për të kuptuar Shqipërinë aktuale.

Si do e përshkruanit Shqipërinë me sytë e një turisti dhe me sytë e një regjisori?
Olivieri: Turisti që vjen në Shqipëri e sheh këtë qytet si një park argëtimi, plot me të rinj dhe lokale të reja. Regjisori e shikon si një gur shndritës, si një mermer, një gur natyral që transformohet nëpërmjet një kristalizimi. Mendoj që kristalizimi është në progres, pikërisht tani…


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.