SPORT

Tirana me mungesa ndaj Laçit, por me “Fanatics” me vete

10:35 - 23.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mungesat e shumta e kanë bërë situatën te Tirana alarmante. Në javën e cila pritet të përcaktojë fatet e mbijetesës, trajneri Mema nuk e ka pasur asnjëherë grupin e plotë. Disa nga titullarët më të rëndësishëm të bardhebluve nuk janë stërvitur me pjesën tjetër të grupit, pasi vijojnë të kenë probleme fizike. Dorian Kërçiku, Albi Doka, Muça, Oduamadi dhe Grent Halili kanë vijuar stërvitjen të diferencuar. Dy anësorët e krahut të djathtë janë shqetësimi më i madh i trajnerit Mema, dy lojtarë të cilët pritet të bashkohen me grupin, por aktivizimi i tyre kundër Laçit do të vendoset vetëm në moment e fundit.




Dy mungesa të sigurta vijnë në mesfushë ku përveç Karabecit, as Asion Daja nuk pritet të rikuperohet në kohë. Pa shtatë lojtarë në dispozicion, ose jo në kushtet më të mira fizike, janë shumë për trajnerin Mema, pikërisht në prag të sfidës më të rëndësishme të sezonit. Lajmi i vetëm pozitiv në këtë vigjilje të sfidës kundër Laçit është rikthimi i grupimit “Tirona Fanatics” në shkallët e stadiumit. Klubi nuk preferoi të ishin në stadium në sfidën kundër Kastriotit, por fanatikët e Tiranës kanë njoftuar se do të jenë të pranishëm në këtë transfertë delikate.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.