SPORT

Zyrtare: Partizani ngre trofeun ndaj Kukësit

11:35 - 23.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Jeton Selimi – 26 maji do të jetë festë në kryeqytet, për pjesën e kuqe sigurisht, pasi Partizani do të marrë zyrtarisht trofeun e kampionit. Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që titulli të jepet pikërisht pas sfidës kundër Kukësit, duke zhvlerësuar opsionin e dytë, që ceremonia të behej në sfidën e fundit të sezonit, ku dëshira e ekipit të Partizanit ishte të luante në kryeqytet, por në këtë pikë dukej se ishte e pamundur, pasi Tirana luan sfidën e saj në “Selman Stërmasi”, ndërsa opsioni më i afërt ishte “Elbasan Arena”, por këtu do të nevojitej edhe akordi me Luftëtarin.
Klubi i Partizanit ka nisur prej kohësh punën për të festuar si duhet këtë titull, i cili vjen pas 26 vitesh mungesë. I pranishëm në ceremoninë dorëzimit të titullit do të jetë edhe presidenti i federatës, Armand Duka. Partizani-Kukësi pritet të jetë një sfidë e veçantë në shumë aspekte, pasi jo vetëm do të luajnë dy ekipet e para, por në këtë takim pritet të ketë dhe shumë vëzhgues të ndryshëm, ku në fokusin e tyre do të jetë lojtarë si Asani, Mala, Trashi, Shkurtaj, Rrumbullaku, Kordeiro etj., të cilët mund të ndryshojë skuadër në përfundim të këtij sezoni.
Gjoka: Respekt kampionit, jemi gati për Partizanin




Kukësi ka këtë javë një takim mjaft të vështirë në transfertë, duke qenë se luan në “Selman Stërmasi” përballë Partizanit, që u shpall kampion pak ditë më parë. Verilindorët rrezikojnë seriozisht vendin e dytë dhe fitorja në këtë takim është detyrim për ta. Vetë trajneri Ernest Gjoka, në një prononcim për “VipSport.al” ka pranuar se skuadra është e qetë dhe po punon për ndeshjen e radhës, ndërkohë që ka zbuluar edhe gjendjen fizike të futbollistëve dhe mungesat që do të ketë në këtë takim. Rroca është një mungesë e madhe e Kukësit, ndërkohë që kapiteni Ylli Shameti ka mbyllur sezonin. “Gjendja e skuadrës? Jemi të qetë dhe po punojmë për ndeshjen dhe jemi të fokusuar totalisht te takimi përballë Partizanit tashmë kampion. kemi të dëmtuar Rrocën, ndërsa Shameti ka mbyllur sezonin. Rama do të jetë në dispozicion të skuadrës këtë ndeshje. Titulli te Partizani? Partizanin e kemi respektuar si ekipi kampion dhe e kemi trajtuar si të tillë”, tha Gjoka në prononcimin e tij.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.