POLITIKË

Balliu-socialistëve: Do t’ju kapim zvarrë po votuat

15:54 - 24.05.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mazhoranca në vend shprehet me bindje se zgjedhjet lokale do të mbahen me 30 qershor. Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla,theksoi se zgjedhjet do të zhvillohen më datë 30 qershor dhe këtë gjë nuk e luan topi.




Ish-deputeti demkorat, Klevis Balliu përmes një statusi në Facebook shkruan se opozita nuk do të lejojë që zgjedhjet të mbahen në datën e parashikuar.

“Po të them këtë. Nuk ka zgjedhje me një parti. Nuk ka rikthim të votimeve komuniste. Ju provojeni të shkatërroni pluralizmin dhe po të them ty, e këtë po ta them troç. As vetë ju sdo votoni, as ti o Taulant nuk do votosh. Sepse zvarrë do të kapen ata që po kërkojnë shkatërrimin e pluralizmit në Shqipëri”, shprehet Balliu.

Postimi i plotë i Klevis Balliut

Shërbëtor i krimit dhe trafikantëve Taulant Balla. Na flisni me bindje se në 30 qershor do të ketë zgjedhje në këtë vend.

Taulant, meqënëse po dilni të gjithë si RILINDAS në kor të thoni se do ketë zgjedhje dhe se luan topi .

Po të them këtë. Nuk ka zgjedhje me një parti. Nuk ka rikthim të votimeve komuniste.

Ju provojeni të shkatërroni pluralizmin dhe po të them ty, e këtë po ta them troç. As vetë ju s’do votoni, as ti o Taulant nuk do votosh.

Sepse zvarrë do të kapen ata që po kërkojnë shkatërrimin e pluralizmit në Shqipëri.

PROVOJENI.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.