AKTUALITET

Britania “shtëpi” e skllavërisë moderne, shumica e viktimave nga Shqipëria

13:58 - 24.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas muajsh të tërë hetimesh dhe prova, zyrtarët në Britaninë e Madhe zbuluan një rrejt të trafikimit të femrave dhe fëmijëve si edhe skllavërimin e tyre.




“Ne kemi të bëjmë me shumë viktima që vijnë këtu për të kërkuar një jetë më të mirë … por shumica nuk e kuptojnë se po shfrytëzohen ose janë viktima të kriminalitetit”, tha Andy Davies, zyrtar i lartë në Autoritetin e Abuzimit të Punës.

“Realiteti është se ata janë shfrytëzuar financiarisht dhe nuk e kuptojnë (gjendjen e tyre. Duke nisur nga ardhja e tyre në Britani, vendosja e tyre në punë, marrja e parave të asaj pune, kjo është më shumë si përkufizimi i skllavërisë moderne”, u shpreh ai.

Sipas “Reuters”, rreth 7,000 viktima të skllavërisë u identifikuan vitin e kaluar, një e treta në 2017-ën, por aktivistët thonë se rritja e shifrave ngre shqetësime rreth aftësisë së qeverisë për të mbështetur të mbijetuarit.

Shfrytëzimi përmes punës, duke nisur nga burrat që punojnë në larjen e makinave e deri tek fëmijët që shpërndajë drogë, mbetën forma më e zakonshme e skllavërisë.

Ndërsa statistikat treguan se shumica e viktimave të skllavëruara ishin nga Britania, Shqipëria dhe Vietnami, njësoj si në 2017.

Britania është shtëpia e së paku 136.000 skllevërve modernë, sipas Indeksit të Skllavërisë Globale realizuar nga grupi i të drejtave të njeriut “Walk Free Foundation”.

Zbatimi i ligjit në Britani ka nxitur gjerësisht numrin e hetimeve për skllavërinë në vitet e fundit, nga shfrytëzimi seksual dhe puna e detyruar në fabrika dhe ferma dhe fëmijët që përdoren për të shitur drogë, ndërsa mijëra viktima zbulohen çdo vit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.