AKTUALITET

Danimarka kundër integrimit në BE të vendeve të Ballkanit: Nuk do të ketë zgjerim të unionit

13:16 - 24.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Integrimi në Bashkimin Europian është kthyer në një mision për Shqipërinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Turqinë.




Por, një lajm jo i mirë vjen nga Danimarka. Sa i përket Danezëve, ata janë kundër integrimit të këtyre vendeve në familjen europiane dhe sipas tyre nuk do të ketë integrim të afërt të tyre në union.

Pikërisht sipas një sondashi të realizuar nga Institucioni i Statistikave të Danimarkës për Universitetin Aalborg, arriti në përfundimin se 46 përqind e të anketuarve treguan se ishin kundër zgjerimit të mëtejshëm të BE-së. Ndërsa vetëm 20 përqind votuan pro.

“Zgjerimi ka çuar në një BE më të madhe dhe më shumë stabilitet në rajonin e Ballkanit, por lëvizja e lirë nuk ka sjellë gjithmonë ndryshime pozitive, të tilla si në lidhje me Rumaninë”, deklaroi Peter Nedergaard, profesor në shkencat politike në Universitetin e Kopenhagenit.

“Shumë rumunë po sillen mirë, por ka edhe disa që nuk e bëjnë këtë gjë. Për shembull, ka histori rreth bandave të hajdutëve që grabisin dhe pastaj kthehen në shtëpi. Është e pamundur që njerëzit të kenë frikë të shtojnë Islandën ose Norvegjinë, por më tepër vendet e Ballkanit apo Turqinë” përfundoi ai.

Që nga themelimi në 1952 nga anëtarët themelues si Francës, Holandës, Belgjikës, Italisë, Gjermania Perëndimore dhe Luksemburgu, BE ka pësuar zgjerime shtatë herë.

Danimarka, Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda u bashkuan në vitin 1973; Greqia në vitin 1981; Portugalia dhe Spanja në vitin 1986; Finlanda, Suedia dhe Austria në vitin 1995; Qipro, shtetet baltike, Malta, Polonia, Sllovakia, Sllovenia, Republika Çeke dhe Hungaria në 2004; Bullgaria dhe Rumania në vitin 2007; dhe Kroacia në vitin 2013.

Zgjerimi i mëtejshëm i BE-së do të jetë një nga çështjet që kanë të bëjnë me zgjedhjet e Parlamentit Evropian që do të mbahen gjatë ditëve të ardhshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.