BOTA

E habitshme, trafik në majën e Everestit

11:53 - 24.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy alpinistë kanë humbur jetën në malin Everest. Si pasojë e motit të mirë, më shumë se 300 alpinistë morën leje për tu ngjitur në malin më të lartë në botë e madje duke pritur në radhë.




Atyre iu desh të prisnin për më shumë se dy orë në lartësi shumë të madhe, e për pasojë dy alpinistë humbën jetën.

Alpinisti amerikan Donald Lynn Cash, 55 vjeç, humbi jetën, pasi rrëshqiti kur ishte shumë afër majës.

Gjithashtu edhe alpinistja indiane, Anjali Kulkarni, 55 vjeç humbi jetën gjatë ngjitjes së Everestit.

Fotoja e shkrepur nga njëri prej alpinistëve tregon radhën e njerëzve njësoj sikur të ishin në hyrjen e një kinemaje.

Departamenti i Turizmit të Nepalit ka dhënë 378 leje ngjitjeje duke u nisur nga moti i mirë, një rekord historik ky që nga ngjitja e parë e suksesshme në këtë mal në vitin 1953.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.