BOTA

E prekur dhe me lot në sy, jep dorëheqjen Theresa May

11:30 - 24.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Theresa May ka dhënë dorëheqjen. Ajo do të qëndrojë në detyrë deri më 7 qershor, duke i hapur rrugën garës për të zgjedhur një kryeministër të ri në Mbretërinë e Bashkuar.




Në një deklaratë emocionale në Downing Street, May tha se ajo kishte “bërë maksimumin” për të zbatuar rezultatin e referendumit të Brexit.

“Kam bërë më të mirën time. Kam bërë gjithçka që të bindja deputetët që ta mbështesnin atë marrëveshje…fatkeqësisht nuk arrita të siguroj mbështetjen e tyre. Është dhe do të jetë gjithmonë një trishtim i madh për mua që nuk arrita të përfundoj procesin e Brexit”, u shpreh May.

Gati në lot dhe e prekur, May u shpreh se ishte krenare që i kishte shërbyer vendit të saj.

Ajo u shpreh se ishte nder të ishte kryeministre dhe shpresonte se ajo nuk do të ishte gruaja e fundit që do të udhëheqë vendin.

Theresa May ka qenë kryeministre e Britanisë për pothuajse tre vite.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.