LIFE STYLE

Fshati kthehet në azil pleqsh

14:58 - 24.05.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shumë fshatra në mbarë botën po vuajnë pasojat e shpopullimit. Të rinjtë janë ata që po e braktisin gjithnjë e më shumë jetën në fshat, duke bërë që edhe ata pak banorë që mbeten të jenë të moshuar.




Në kushtet e shpopullimit bashkia e qytezës Pesceza ka ndërmarrë disa masa të pazakonta për t’ua lehtësuar jetën të moshurave që jetojnë aty.

 Shkolla e fundit që kishte mbetur në këtë qytezë është mbyllur prej 25 vitesh, ndërsa sipas shifrave 65% e popullsisë janë mbi 60 vjeç.

 “Kur një i moshuar futet në azil, sikur i fshihen të gjitha kujtimet dhe sikur i mbyllet dera për te shtëpia e tij. Këtu, i moshuari ka shtëpinë e vet, dhe qyteza është përshtatur me nevojat e të moshuarve”, thotë kryetari i bashkisë në qytezën Pesceza të Spanjës, José Vicente Granados. Ai  është rritur aty derisa u bë 14 vjeç, kur u largua për të studiuar teologji. Megjithatë, më vonë e braktisi dhe u kthye te qyteza e vjetër, të cilën e ka drejtuar për tri mandate.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.