Tech

Lajme të rreme dhe viruse, Facebook merr masa drastike

10:34 - 24.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Më shumë se 3 miliardë llogari të rreme janë fshirë nga Facebook nga tetori i vitit të kaluar deri në mars të këtij viti, dy herë më shumë se gjashtë muajt e mëparshëm.




Raporti më i ri i Facebook-ut, megjithatë nuk tregon edhe sa llogari tjera kanë mbetur pa u fshirë.

Rritja u numrit të llogarive të fshira tregon sfidat me të cilat përballet Facebook në heqjen e llogarive të krijuara nga kompjutera për të përhapur viruse, lajme të rreme dhe materiale të tjera të pakëndshme, tha kompania në një deklaratë.

Facebook thotë se shumica e llogarive të rreme janë bllokuar “brenda disa minutave” të krijimit të tyre, para se dikush t’i shihte dhe t’i raportonte ato në kompani.

Facebook ka 2.4 miliardë përdorues aktivë mujorë. Shumica e llogarive të larguara nuk do të llogariten në këtë shifër. Megjithatë, kompania vlerëson se 5% e përdoruesve aktivë të saj mujorë janë të rremë.

Kjo masë e Facebook-ut është pjesë e përpjekjeve të kompanisë për adresimit e shqetësimeve, lidhur me privatësinë dhe gjuhën e urrejtjes në mediat sociale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.