Kryesore

Meta e Kryemadhi me overdraft, 12 mijë paund shkolla e Borës/ Ja pasuria e familjes presidenciale

13:11 - 24.05.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gazeta Shqiptare ka publikuar ditën e sotme edhe deklarimin e pasurisë së presidentit Meta si dhe familjes së tij. Duke qenë se në rolin e Zonjës së Parë është vajza e vogël e çiftit, është publikuar edhe pasuria e Bora Metës. Ashtu si shihet edhe nga tabela e publikuar nga GSH, Ilir Meta ka të ardhura që vijnë nga paga e tij si president, dhe nga dietat që merr.




Ajo që bie në sy është një overdraft që Meta ka marrë në shumën, 133854. Ndërkaq presidenti ka edhe një llogari të përbashkët me djalin e tij. Ndryshe duket pasuria e bashkëshortes së tij. Monika Kryemadhi duket se ka në pronësi dy apartamente me kontratë shitjeje. Por edhe kryetarja e LSI, ashtu si bashkëshorti saj ka overdraft, madje dy. Vajza e vogël e çiftit ka një llogari të përbashkët me vëllain e saj. kryesisht arkëtimet janë bërë nga e ëma, Monika. Të publikuara janë edhe shpenzimet e shkollës së saj në Angli, në vlerën e 11950 paund.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.