BOTA

“Nëse postimi merr 15,000 likes, dorëzohem”, i arratisuri bën marrëveshje me policinë

15:49 - 24.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“15,000 likes në Facebook që të dorëzohet në polici”. Mund t’ju duket e çuditshme por kjo është marrëveshja më e pazakontë që Jose Simms, një i arratisur nga burgu ka bërë me departamentin e policisë në Connecticut të Shtetet e Bashkuara.




Policia ka njoftuar në faqen e departamentit se Sims e kishte kontaktuar përmes rrjeteve sociale dhe të dy palët ranë dakord që ai të kthehej në burg nëse postimi merr mjaft pëlqime.

Ata madje negociuan numrin e “likes” nga 20,000 sa i kërkoi fillimisht, në 15,000. Marrëveshja ka ngjallur polemika, pasi ekspertët e krimit e quajnë verimin “jo etik”.

Maki Haberfeld, eksperte e etikës dhe procedurave ligjore në Kolegjin John Jay, e kritikoi marrëveshjen duke e quajtur si jo etike.

“Kjo e kthen ligjin në shaka,” thekson Haberfeld. “Njerëzit do të fillojnë t’i shohin këto shkelje të ligjit si lojë.”

Jose Simms, 29 vjeç, i cili besohet të jetë duke u fshehur në Nju Jork, po konsiderohet si i arratisur pasi nuk u paraqit në gjykatë, pas akuzave si prishja e qetësisë dhe rrezikimi i një fëmije.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.