Show-Bizz

Pas bujës me masturbimin në skenë, aktorja rrëfen jetën: E tmerrshme të rritesh në Tropojë!

12:03 - 24.05.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Arjola Demiri ishte e ftuar në studion e “Ftesë në Pesë”, për të folur rreth bujës që bëri personazhi i Madalenës, në monodramën “Dashuritë e Virgjëreshës Madalenë”.




Skena e masturbimit bëri që emri i saj të lakohej nga të gjitha portalet, por vetë Arjola e cilësoi normale dhe të pranueshme për çdo aktor.

Sa i përket jetës personale, e lindur dhe rritur në Tropojë, nëna e tre fëmijëve tregoi vështirësite pas divorcit, por edhe fëmijërinë e vështirë në qytetin e lindjes.

“Ka qenë shumë e vështirë të rritesh në Tropojë, siç është e vështirë të rritesh në çdo cep të Shqipërisë. Sidomos periferitë janë të vështira, janë zona shumë të vështira për vajzat. Mentaliteti ka qenë shumë i ashpër. Do mbylleshe në shtëpi në orën një e gjys pas mësimit, nuk do dilje jashtë të luaje, erdhi 97’…Ishte shumë e tmerrshme të ishe vajzë në Tropojë”, përfundoi ajo.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.