BOTA

Qyteti “fantazmë” në Itali, shtëpi për të varfrit dhe emigrantët

15:37 - 24.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Qyteti “fantazmë” në Itali u kthye në një shtëpi për të varfrit. Qindra apartamente të braktisura në bregun jugor të Italisë u kthyen në shtëpi për emigrantët dhe njerëzit e varfër.




Parco Saraceno, pranë Napolit, është ndërtuar në vitet 1960 si një vendpushim turistik luksoz, por shumë banorë u detyruan të largoheshin për shkak se ajo ishte në kundërshtim me ligjet e planifikimit.

Më pas u bë një qytet fantazmë ku krimi dhe prostitucioni ishin të zakonshme.

Deri kohët e fundit, familja e Claudia Conte ishte një nga shumë që e quajti atë shtëpi.

“Në fillim kishte 30-40 familje. Ajo që na bashkonte ishte varfëria dhe një sens i madh solidariteti”, shprehet ajo.

Ndonëse është përpjekur të largohet, ka një lidhje të fortë me këtë vend dhe nuk do që ai të zhduket.

Tani më bashkia ka plane për ta rindërtuar këtë qytete dhe kthyer në një vend turistik.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.