Kosova

Vuçiç kërcënon Kosovën: Kemi bërë gati masa të rrepta

13:37 - 24.05.19 gsh.al

Presidenti i Serbisë i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të parandalojë arrestimin e serbëve në Kosovë.

Gjatë fjalës së tij ai tha se me serbët nga Kosova ka bërë gati “masa të forta” si përgjigje ndaj vendimeve të fundit nga Prishtina. Por, para zbatimit të tyre do të presë takimin e radhës në Paris.

“Kemi bërë gati masa. Do të shikojmë nëse godasin serbët në Kosovë, sepse bëhet fjalë për masa shumë të ashpra. Nuk do të marrim vendime deri në përfundim të takimit në Paris”, tha Vuçiç pas takimit me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova.

Vuçiç po ashtu ka theksuar se pjesëtarët e ROSU-së synojnë të arrestojnë serbët dhe i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të parandalojë zhvillime të tilla. Reagimi i tij erdhi si shqetësim pas lajmërimit që kishte marrë së fundmi se njësitet speciale të Policisë së Kosovës kanë përgatitur arrestimin e dhjetëra figurave serbe në Kosovë.

“E lusim dhe e paralajmërojmë bashkësinë ndërkombëtare ta parandalojë një gjë të tillë sepse në çmendurinë e luftës me shqiptarët në Kosovë, në fund mund ta pësojnë serbët. Kurse, sa i përket masave të rrepta që kemi planifikuar, nuk do të vendosim për to deri pas përfundimit të takimit në Paris”, u shpreh ai.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *