BOTA

Zgjedhjet europiane/ Lajm i mirë për BE-në, Holanda i jep fitoren pro europianëve

10:57 - 24.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Forcat pro europiane kanë fituar zgjedhjet për Parlamentin Europian në Holandë. Partia e Socialistëve Europianë ka arritur të marrë 18% të votave duke siguruar 6 vende në parlament nga 26 që ka gjithsej Holanda.




Kryetari i partisë, Frans Timmermans është një nga kandidatët kryesorë për presidencën e Komisionit Europian dhe kjo fitore do të rrisë popullaritetin e tij dhe mundësitë për të zgjedhur. Fitorja e socialistëve vjen në një kohë kur mendohej se popullariteti i tyre ishte në rënie, por rezultati tregoi krejt të kundërtën. Në krahasim me zgjedhjet e 2014 ata kanë marrë dyfishin e votave.

Kryeministri holandez, Mark Rutte e ka përshëndetur fitoren e Timmermans. VVD-ja e Ruttes ka marrë 14% të votave, pra 4 vende në parlament.

Surpriza tjetër në Holandë është rezultati që kanë arritur të marrin të gjelbërit, duke u renditur të tretët me 11% të votave, 4% më shumë se në zgjedhjet e kaluara.

Të humburit në këto zgjedhje janë padyshim partia e ekstremit të djathtë dhe me në krye Geert Ëilders (PVV), të cilët kanë marrë vetëm 4% të votave.

Euroskeptikët e Thierry Baudet (FvD) kanë arritur të marrin vetëm 3 vende në Parlamentin Europian.

Frans Timmermans e konsideron fitoren e socialistëve në Hollandë si një sinjal të një mazhorance që do të shohë BE-në të  vazhdojë të luajë një rol për zgjidhjen e problemeve që duhen zgjidhur.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.