AKTUALITET

Zvicër/Po luante në park, zhduket pa gjurmë fëmija shqiptar (Emri)

13:57 - 24.05.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një fëmijë shqiptar ka humbur një ditë më parë në Zvicër. Mediat vendase kanë identifikuar shqiptarin e humbur, ndërsa kjo ka shkaktuar alarm tek autoritete policore të cilat menjëherë kanë nisur kërkimet. Siç raporton “Blick”, fëmija shqiptar me emrin Zenel ishte së bashku me nënën e tij, Burbuqe M., pranë një sheshi lojërash në  Lenzburgerstrasse.




Ai u zhduk dje pasdite pa lënë asnjë gjurmë. “Zeneli ishte në shesh lojërash me fëmijët e tjerë, duke luajtur me ta dhe duke ngarë biçikletën e tij përgjatë bllokut. Pas rreth pesë xhirosh ai papritmas nuk u shfaq më. Gruaja ime menjëherë shkoi në kërkim të tij dhe gjeti vetëm biçikletën e tij. Por nuk kishte gjurmë të Zenelit! Ajo kërkoi kudo, por nuk mundi ta gjente”- tha babai. Autoritet vijuan ditën e djeshme kërkimet deri vonë edhe me helikopter, por fatkeqësisht nuk arritën të gjenin asnjë gjurmë të 4-vjeçarit shqiptar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.