SPORT

Basha: Me Rejën jemi më të lirë, s’ka gjë të vërtetë për Partizanin

09:10 - 25.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Jeton Selimi – Migjen Basha është një nga veteranët kuqezi prezentë në ‘stage’-n kuqezi të organizuar nga trajneri Edi Reja në prag të grumbullimit për sfidat ndaj Islandës dhe Moldavisë. Mesfushori i Arisit të Selanikut doli para mediave dhe sqaroi çështjen që e lidh atë me Partizanin, fituesin e këtij edicioni të Kategorisë Superiore, ndërkohë që ka bërë edhe një krahasim mes Panuçit dhe Edi Rejas.




Partizani

“Dua të them se lajmi që doli është rastësi. Bëmë vetëm një foto me çunat e Partizanit. Nuk është asgjë e vërtetë. Kam 1 vit kontratë me Arisin dhe klubi nuk më ka thënë që do largohem. Çdo lojtar ka qejf të luajë në Champions, por nuk mund të jem pjesë e Partizanit kur kam kontratë me Arisin. Nuk mund të them diçka më shumë. Nuk mund të them që kam dëshirë, kur kam edhe 1 vit me Arisin, se krijoj probleme. Nuk besoj se do të vazhdoj bisedimet. Ka qenë vetëm një rastësi që bëmë foto me çunat e Partizanit”.

Panuçi

“Nuk jemi të gjithë të grumbulluar dhe me trajnerin Reja jemi më të lirë. Ishte ndryshe me Panuçin. Nuk po e bëj fajtor, por Reja të lë më të lirë. Për momentin është kështu, por do të shohim edhe në bazë të rezultateve, pasi nëse nuk fitojmë, do të ketë probleme. Është ndryshe, Panuçi vendosi rregulla të rrepta. U munduam t’i respektonim. Nuk e di a ishin pozitive apo negative. Me Rejën për momentin është ndryshe. Nuk ia vë të gjithë fajin Panuçit. Rregullat duhen respektuar. Ne jemi profesionistë dhe nuk duhet të marrim lehtë asnjë ndeshje. Jemi në Kombëtare dhe jo në klube. Miqësoret në fund të qershorit i kemi pasur dhe kemi bërë mirë e në disa jo. Ishin disa mungesa dhe Panuçi bëri disa teste që nuk ecën mirë”.

Reja

“Reja është më ekspert. Nuk e dimë si do të luajmë, por Reja është më ndryshe, ka eksperiencë dhe ka të tjera raporte me lojtarët. Kur të grumbullohemi të gjithë, do të shohim më shumë. Duhet rezultat, pasi kundër Turqisë na ndryshoi plani dhe duhet të bëjmë pikë ndaj Islandës dhe Moldavisë. Me sa kam kuptuar, ka humbur entuziazmi dhe duhet ta rikthejmë të gjithë së bashku”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.