BLUETOOTH

E plotësuar në të gjitha aspektet, Almeda Abazi shijon edhe sukseset e këngës së saj

15:55 - 25.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Para 7 muajsh Almeda Abazi bëri realitet ëndrrën e saj për realizimin e një videoklipi si këngëtare. Bukuroshja shqiptare kishte zbuluar prej kohësh se muzika ishte një ndër pasionet e saj, por vetëm në tetor të 2018 mundi të publikonte këngën e saj të parë. Kënga e Almedës, “Alabama” në bashkëpunim me Burak Yeter, u prit shumë mirë dhe deri më tani numëron më shumë se 1 milion shikime në ‘Youtube’. Madje në disa vende duket se është kthyer në hit dhe është një ndër më të preferuarat. Dje Almeda ka treguar se “Alabama” renditet në vendin e dytë në listën e këngëve më të dëgjuara në “iTunes” në Uzbekistan.




Për më tepër kënga e artistes shqiptare ka lënë mbrapa edhe projektet më të bukura muzikore të këngëtarëve me famë ndërkombëtare si Adele, Ed Sheeran, Justin Bieber etj. Sigurisht që për Almedën si këngëtare e re ky është një sukses i madh dhe prandaj ajo nuk ka ngurruar ta ndajë me të gjithë ndjekësit në rrjete sociale. Kjo duhet të jetë një nga periudhat më të bukura për bukuroshen shqiptare, sepse përveç suksesit në muzikë, po përjeton edhe ndjesinë më të bukur atë të të qenit nënë. Almeda u bekua për herë të parë me një djalë në 5 maj, të cilin e pagëzoi me emrin Efehan.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.