BLUETOOTH

Graciano Tagani, balerini i VIP-ave: Fama më ka shtuar adhurueset

13:42 - 25.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim:




Graciano Tagani, është vetëm 19 vjeç dhe aktualisht ndjek vitin e katërt në shkollën e baletit… Ky duket të jetë pasioni i tij më i madh, madje vetë maturanti thotë se ka lindur për të kërcyer… Në intervistën e sotme për “Bluetooth” ai tregon momentet më të bukura në skenë si dhe marrëdhëniet që ka me vajzat… Për shumë prej jush fytyra e tij është e njohur si pasojë e klipeve dhe festivaleve ku ka marrë pjesë, ama vetëm pak nga ju e dinë se çfarë bën Graciano në jetën e përditshme…

Pse zgjodhe të bëheshe balerin? Ishte një dëshirë e jotja apo e prindërve të tu?
Sigurisht që ka qenë dëshira ime. Madje do të thoja se që në momentin që kam lindur kam dal duke kërcyer.

Sa e vështirë është të jesh balerin?
Të jesh një balerin profesionist është shumë e vështirë do të thoja, pasi duhet një punë shumë e madhe dhe shumë sakrifica, gjë e cila në dukje duket shumë e lehtë.

Kë do të cilësoje si momentin më të bukur si balerin?
Në fakt janë shumë, por unë do të veçoja pjesëmarrjen time si solist në shfaqjen “Arrëthyesi” e vënë në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, si dhe pjesëmarrjen time në spektaklin ‘Star Academy’.

Tanimë të gjithë të njohin, përveç shfaqjeve të ndryshme performancat e tua në festivale apo klipe kanë lënë përshtypje… Si ka ndikuar fama tek ti?
Fama! Në fillim më dukej gjëja më e bukur dhe mendoja se kur ta arrija atë do kapja qiellin me dorë, por në fakt realiteti është shumë ndryshe. Të paktën tek mua nuk ka ndryshuar asgjë, vazhdoj të punoj fort, të kem të njëjtët miq dhe të njëjtën jetë. Por kjo s’do të thotë që më kanë munguar gjërat e bukura që t’i sjell vetëm fama.

Gjërat e bukura kanë të bëjnë edhe me femrat?
Hahahaha sigurisht që edhe këto bëjnë pjesë tek e bukura, madje tek njëra nga më të bukurat.

Dhe si është marrëdhënia jote me femrat?
Shumë e mirë. Si në marrëdhëniet shoqërore ashtu dhe në atë të dashurisë, tek kjo e fundit rradha është pak e gjatë, por i ka fama këto. Haha…

Po ti kur zgjedh çfarë kriteresh ke parasysh?
Në fakt kam një listë të gjatë cilësish, hahaha, bëj shaka. Është shumë e thjeshtë, mjafton që në momentin e parë që ta shoh të m’a bëj zemra bam dhe normale të ketë një ML (benz) haha vazhdoj unë me shakatë.

Deri tani të ka bërë ndonjëherë zemra bam për ndonjërën prej tyre?
Më ka rrahur por akoma jo bam-i që thashë pak më lart. Ndoshta për faktin që akoma jam 19-vjeç dhe mendoj se kam goxha kohë kështu që unë vazhdoj shikoj dhe pres të ndjej.

Sa e frekuenton jetën e natës?
Eh ç’tju tregoj, më mirë pyesni krevatin tim se sa ma ndjen mungesën. Me pak fjalë jashtëzakonisht shumë.

Dhe si përfundim çfarë pret nga kjo verë që po vjen?
Planet janë të shumta si në aspektin profesional ashtu edhe në atë personal, vetëm shpresoj dhe lutem që gjithçka të shkoj ashtu siç duhet. Vetëm për një gjë jam i sigurt që do ta shijoj në maksimum…

Ky shkrim u botua më 7 Maj 2011


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.