Kryesore

“Gratë e politikanëve bëjnë bamirësi, se ndihen në faj për burrat hajdutë që kanë”

14:32 - 25.05.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Aktori dhe regjisori i famshëm i humorit dhe skenës italiane, Roberto Benigni njihet për thëniet e tij të vlefshme.




Ja disa prej tyre:
1. Gratë e politikanëve që bëjnë bamirësi, kanë të gjitha ndjenjën e fajit për atë çka vjedhin burrat e tyre.

2. Ka njerëz që jetojnë për buzëqeshjen tënde dhe ka nga ata që do të skuqen kur të kuptojnë që nuk ia kanë dalë dot ta shuajnë atë.

3. Nuk ka asgjë më shkencore, se sa fantazia.

4. Jeta sa më shumë zgjat, aq shumë shkurtohet.

5. Kur kthehesh në vendin e lindjes kupton se nuk të mungon shtëpia e vjetër, por fëmijëria…

6. Njerëzit shikojnë, dëgjojnë, dhe flasin.

Fatkeqesisht disa shikojnë keq, dëgjojnë pak, dhe flasin shumë!

7. Nuk ekziston aspak një gjë më poetike sesa një gjë tjetër.

Poezia nuk është jashtë, është brenda!

8. Duhet t’i zgjidhni fjalët… ndonjëherë të duhen 8 muaj për të gjetur një fjalë të vetme.

9. Filloni të zgjidhni, sepse bukuria ka filluar kur dikush mësoi sesi të zgjedhë.

Dashurohuni!

Dashurohuni, nëse nuk dashuroni është gjithçka e vdekur!

10. Kur dashuron gjithçka bëhet e gjallë, lëviz, ndizet lumturia, shpërthen kënaqësia.

Ndërsa monologu më i famshëm i Beninit në filmin “Tigri dhe bora” është:

Roberto Benigni -Poezia!

Tani dua të përqendroheni, pa humbur kohë, ngadalë, me qetësi, mos u nxitoni.

Mos shkruani menjëherë poezi dashurie, se janë më të vështira, prisni të paktën tetëdhjetë vite.

Shkruani për diçka tjetër, ku ta di…për detin, për erën, për kaloriferin, për një tram në vonesë.

Nuk ekziston diçka me poetike se tjetra, e kuptuat?
Poezia nuk është jashtë, është brenda. Se çfarë është poezia mos më pyet më, shikohu ne pasqyrë, poezia je ti.
Vishini mirë poezitë.

Kërkoni mirë fjalët, duhet t’i zgjidhni.
Ndonjëherë duhen tetë muaj për të gjetur një fjalë.

Zgjidhini, sepse bukuria filloi kur dikush nisi të bënte zgjidhjen, që nga Adami dhe Eva.
E dini sa kohe humbi Eva përpara se të zgjidhte gjethen e fikut që i përshtatej?

Zhveshi të gjithë fiqtë e parajsës tokësore.
Dashurohuni!

Nese nuk dashuroheni çdo gjë është e vdekur.
Duhet të dashuroheni dhe gjithçka kthehet në jetë, lëviz gjithçka.
Shpërndani gëzimin, konsumoni lumturinë.
Qëndroni të trishtuar dhe të heshtur me bollëk.
Fryni tek fytyrat e të tjerëve lumturi.

Për të përcjellë lumturinë, duhet të jesh i lumtur, e për të përcjellë dhimbjen duhet të jesh i lumtur.
Jini të lumtur!
Duhet të ndiheni keq, të vuani.
Mos kini frikë nga vuajtjet. E gjithë bota vuan.
Nëse nuk del, nuk gjeni mundësinë, mos u shqetësoni, gjithsesi për të shkruajtur poezi vetëm një gjë është e rëndësishme: gjithçka.
Dhe mos kërkoni gjëra të reja. E reja është gjeja më e vjetër që përdoret.
Nëse nuk ju vjen frymëzimi nga pozicioni që jeni, shtrihuni në tokë.
Shtrirë shihet me bukur qielli, shiko ç’bukuri, përse nuk e kisha bërë me parë?!
Çfarë shikoni? Poetët nuk shikojnë, vështrojnë.
Binduni fjalëve.
Nëse fjala është “mur” dhe “mur” nuk ju pëlqen, mos e përdorni më për tetë vite me radhë, kështu mëson!
Kjo është bukuria, si ato vargjet e shkruara atje që duan të mbeten atje përgjithmonë..
Vazhdoni, fshini gjithçka!
Leksioni mbaroi!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.