SPORT

Hysaj i ikur, Napoli sheh për mbrojtës të tjerë

10:42 - 25.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Drejtuesit e Napolit po bëjnë llogaritë për forcimin e skuadrës dhe në planet e tyre janë katër përforcime. Bëhet fjalë për dy mbrojtës krahu, një mesfushor dhe një sulmues, që do të thotë se hapësirat e Hysajt do të ngushtohen më shumë dhe se e ardhmja e tij është gjithmonë e më larg Napolit. Pas takimit të fundit të zhvilluar mes drejtuesve dhe trajnerit Ançeloti, është vendosur për këto katër përforcime, që do ta bënin Napolin ekip më kompetitiv. “Il Mattino” bën me dije se në listë janë emrat e Timotei Kastanje të Atalantës, Tripier i Totenhemit, Di Lorenco i Empolit dhe i riu Teo Hernandez i Real Madridit, por ky i fundit kushton 30 milionë euro. Për mesfushën në fakt spikasin edhe emrat e Agustin Almendras të Boka Zhunior dhe Pablo Fornals të Vilarealit. Alternativa janë Veretu dhe Benaser. Kurse për sulmin pëlqehet shumë meksikani Lozano, për të cilin PSV-ja kërkon minimalisht 40 milionë euro.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.