SPORT

Murinjo: Do të jetë e vështirë, nëse Klop s’fiton Champions

14:45 - 25.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zhoze Murinjo nuk humbet rastin të flasë për finalen e madhe të Champions League, në program më 2 qershor në “Wanda Metropolitan” të Madridit. Trajneri portugez, arkitekt i triumfit të këtij trofeu me Porton dhe Interin, jep mendimin e tij për “Sky Sport”, teksa fokusohet te trajneri i Liverpulit, Jurgen Klop. “Nëse do të fitonte Championsin, do të ishte një arritje e madhe, por nëse nuk do të fitonte, do të ishin tri finale të humbura… Do të ishte e vështirë, shumë e vështirë.




Por është një person pozitiv dhe jam i bindur që mendon veç për suksesin. Totenhemi? Nëse do të vinte ky trofe i parë, do të ishte fantastike dhe do t’u hapte rrugën sukseseve të tjera. Finalet nuk janë bërë për t’u luajtur, por për t’u fituar”.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.