BLUETOOTH

Një “Stranger” për Kanita Sumën: Ja vlerësimi më i madh që më është bërë

15:30 - 25.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pamela Aliaj – E lidhur me reperin S4MM? Rrëfehet këngëtarja 18-vjeçare: Ka qenë vetëm rastësi. “Gjithçka është e mundur nëse beson në të”




Edhe pse në moshë shumë të re ajo është një ndër zërat më të dashur dhe të pëlqyer jo vetëm në Shqipëri, por edhe nëpër botë. Po flasim për Kanita Sumën, këngëtarja e hitit të famshëm “Don’t let me go” si dhe të hitit të momentit “Stranger”. Në një intervistë ekskluzive për “Bluetooth” të “Gazeta Shqiptare”, Kanita na rrëfen emocionet e para në fushën e muzikës, sukseset e arritura duke i ngjitur shkallët një nga një dhe me tepër siguri në talentin e saj që i ka hapur shumë dyer. Gjithashtu, ajo na jep opinionin e saj edhe lidhur me “Këngën Magjike”, duke qenë se nuk u kualifikua në finale nga kolegët, edhe pse audienca e vlerësoi në maksimum.

“Kënga është pëlqyer shumë edhe nga koleget, sepse unë kam marrë shumë mesazhe të mira edhe nga ata, por loja e festivalit ka qenë e tillë që unë nuk u pranova.”

Ajo, gjithashtu, ka rrëfyer edhe disa projekte ndërkombëtare që është duke u marrë për momentin pas lançimit të këngës “Stranger”.

“Ne jemi duke punuar vetëm me shtëpinë diskografike ‘Heaven music Greece’ ku janë duke u punuar shumë këngë të reja për tregun ndërkombëtar, mes të cilave disa janë edhe bashkëpunime.”

Për më tepër ndiqni intervistën e mëposhtme me Kanitën:

   Kanita, jeni një ndër këngëtaret shqiptare që dëshironi dhe keni arritur të çani në tregun ndërkombëtar. Cili është projekti me të cilin po merreni për momentin?

Projekti i fundit ishte kënga “Stranger” që doli para 3 javëve dhe për momentin po ecën shumë mirë, por në të njëjtën kohë po punoj edhe në shumë projekte të reja. Disa prej tyre do të jenë edhe ndërkombëtare.

“Stranger” është kënga e fundit që keni nxjerrë. Si erdhi ideja e bashkëpunimit me Lindon?

Ideja ishte shumë spontane. Fillimisht kënga ishte nisur si solo, por Lindonit i pëlqeu shumë kënga dhe pati dëshirë që të këndojë një pjesë, kështu që në fund doli diçka shumë interesante.

kanita 11 kanita 3 kanita 5 kanita 10
<
>

Si është pritur nga audienca kënga deri më tani?

Kënga po ecën shumë mirë. Kam patur shumë komente pozitive dhe shumë video të fansave duke e kënduar këngën.

Një ndër këngët që ka bërë më tepër bujë është ‘Don’t let me go’, e cila është përshtatur në versione të ndryshme e dëgjohet në shumë vende të botës. Si jeni ndjerë për rezultatin që ka patur. E prisnit?

Që në dëgjimin e parë të këngës “Dont let me go” kam patur një ndjenjë ndryshe. Në të vërtetë se kam pritur gjithë këtë sukses, por megjithatë shkoi jashtë pritshmërive të mia. Dhe ndjehem jashtëzakonisht e lumtur për këtë fakt.

Cila nga këngët ju ka ndihmuar të arrini ndonjë projekt të rëndësishëm në karrierën tuaj?

Me vjen mirë që “Dont let me go” më ka hapur dyert në shumë aspekte në botën e muzikës por sigurisht që edhe këngët në vijim po ecin shumë mirë.

Keni patur oferta nga shtëpi diskografike? Për çfarë bëhet fjalë konkretisht?

Ne jemi duke punuar vetëm me shtëpinë diskografike “Heaven music Greece” ku janë duke u punuar shumë këngë të reja për tregun ndërkombëtar, mes të cilave disa janë edhe bashkëpunime.

Kënga ‘S’ jemi ne’ u pëlqye shumë nga publiku, por jo nga kolegët mjaftueshëm për t’ju votuar për në natën e fundit. E prisnit të mos kalonit në finale?

Kënga është pëlqyer shumë edhe nga kolegët, sepse unë kam marrë shumë mesazhe të mira edhe nga ata, por loja e festivalit ka qenë e tillë që unë nuk u pranova.

A do të konkurroni këtë vit tek ‘Kënga Magjike’, pavarësisht rezultatit që morët në 2018?

Këtë vit kam plane të tjera, por megjithatë nuk i dihet asnjëherë.

Edhe pse në moshë të vogël, keni arritur shumë deri më tani nga ana e karrierës si këngëtare. Cila është për ju maja që kërkoni të arrini?

Qëllimi im është të jem sa më gjatë në industrinë muzikore dhe të sjell muzikë të mirë. Është e lehtë të mbërrish në një pikë të caktuar, por ta mbash gjatë është një arritje e madhe.

Cili është personi që beson tek ju dhe ju shtyn çdo ditë e më shumë të ecni përpara?

Nuk është një person, është e gjithë familja ime.

Përveç muzikës, cili është pasioni tjetër i Kanitës që nuk e lini pas dore?

Pasioni im është fitnesi, të ushqyerit shëndetshëm dhe leximi.

Për çfarë studioni në shkollën e lartë? Ku e sheh veten Kanita në të ardhmen?

Unë studioj për kanto në shkollë e muzikës. Sigurisht synimet janë shumë të mëdha, por që ne po punojmë që dalëngadalë t’i realizojmë ato.

Cila është shifra apo vlerësimi më i lartë që keni marrë deri më tani në muzikë?

Vlerësimi më i madh për mua është publiku.

Para disa muajsh doli një foto e juaja në Paris së bashku me reperin S4MM, dhe u aludua se mes jush ka një lidhje. Si qëndron e vërteta?

Interesante që unë dhe këngëtari në fjalë kemi qenë në të njëjtën kohë dhe disa fotografi janë të bëra në vendin e njëjtë por kjo ka qenë vetëm rastësi.

Së fundmi, gjithkush e ka një moto apo shprehje të vetën që ia përsërit vetes dhe e frymëzon çdo ditë. Cila është e Kanitës?

Shprehja që më frymëzon çdo ditë është: “Gjithçka është e mundur nëse beson në të”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.