Kryesore

Video/ Protestuesit qëllojnë policinë me gurë, Gazment Bardhi i ndalon

21:14 - 25.05.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Me sa duket nuk mund të shkojë tërësisht e qetë kjo protestë e opozitës. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi se protestuesit kanë nisur të hedhin gurë drejt parlamentit dhe është hequr gardhi metalik. Policia është përgjigjur me ujë. Sekretari organizativ i PD-së Gazment Bardhi iu ka bërë thirrje vazhdimisht dhe shenja protestuesve të ndalojnë.Kryedemokrati Lulzim Basha i ka bërë thirrje protestuesve që me telefona ndezur ta ndjekin drejt parlamentit, si mesazh për ndezjen e shpresës. Opozita ka mbusur sot sërish Tiranën me mbështetësit e saj për të protestuar kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë e për zgjedhje të lira me moton “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”.




1700 forca policie do të jenë në terren për të ruajtur rendin dhe qetësinë.  Efektivët e policisë janë vendosur gardh rreth Kryeministrisë, ndërsa janë mbuluar me dritaret dhe dyert e institucionit. Kryeministri Edi Rama ka ftuar disa herë kundërshtarin e tij politik në tryezën e dialogut, por lideri i PD-së, Lulzim Basha duket se është i vendosur në kauzën e tij. Në mënyrë të përsëritur shefi i ekzekutivit iu drejtua Bashës me katër letra publike duke i kërkuar dialog pa kushte, pasi siç pohonte mes tjerash kryeministri, koha nuk pret sepse 30 qershori po afron.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.