KULTURË

Pse osmanët zgjodhën hënën në flamur

12:55 - 25.05.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nga Ismail Kadare




Asnjë perandori gjer më sot nuk ka gjetur një shenjë më zotëruese për flamur të vet. Kur Bizanti zgjodhi shqiponjën, ajo ishte vërtetë sipërane në krahasim me ulkonjën e Romës, por ja, kjo perandori e re gjeti një emblemë, që ngrihet shumë më lart në qiej sesa çdo shpend.

Dhe s’ka nevojë të pikturohet si kryqi ynë. Dhe as të valëvitet e qepur në pëlhurë mbi pirgje kështjellash. Çohet vetë në qiell, për tu dukur nga krejt njerëzimi, e papengueshme nga asgjë.

Kuptimi i saj është mëse i qartë: osmanët do të kenë punë jo me një shtet, e dy, po me krejt Botën.

*Fragment nga libri “Ura me tri harqe”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.