SPORT

Ronaldo thërret Ramosin te Juventusi

11:43 - 25.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në Spanjë qarkullon lajmi se Serxho Ramos është gati të lërë Realin e Madridit këtë verë. Mbrojtësi qendror gjatë këtyre ditëve po reflekton për të ardhmen e tij, nëse do ta vijojë karrierën me “Los Blancos”, apo të kalojë në një tjetër top-klub europian. Ramos gjithnjë i ka refuzuar të gjitha ofertat, por tani po vlerëson një eksperiencë që mund t’i sjellë të tjera gjëra në karrierë. Kapiteni i Realit ka vendosur të ndryshojë klimë pas debatit me presidentin Perez, zënkë e ndodhur menjëherë pas eliminimit nga Ajaksi. Për të janë interesuar menjëherë Mançester Junajtid dhe Paris Sën Zhërmen, por në skenë ka dalë edhe emri i Juventusit dhe i Liverpulit. Sipas “AS”, janë bardhezinjtë, ata që kanë lëvizur më shpejt drejt kapitenit të Realit dhe Spanjës, pasi në mes është futur dhe Kristiano Ronaldo, që e do Ramosin në Torino. Vështirësi? Klauzola e ‘përbindshme’, 800 milionë euro në kontratë…





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.