SPORT

Trashi: Do të bëjmë një festë që do të mbahet mend gjatë në Shqipëri

09:29 - 25.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një sezon i shkëlqyer me Partizanin ka kthyer përsëri Lorenc Trashin në radhët e përfaqësueses, duke e bërë për të dytin grumbullim radhazi pjesë të saj. Këtë herë nuk ka qenë i vetëm përkrah Hoxhës, pasi në listën paraprake të atyre që janë vënë nën urdhrat e Edi Rejas kanë qenë edhe Telushi e Mala. “Kur na lajmëruan u gëzuam që jemi të katërt në Kombëtare. U gëzuam shumë, se të jesh 4 nga një ekip është gëzim i madh. Mendoj se është folur shumë për Telushin, e ka merituar.




Edhe po të mos dilte kampion, do ta merrte një ftesë. Mendoj se kjo pritej. Do të dëshiroja ta kisha një ftesë edhe të hënën dhe kam shumë shpresë që do ta kem”, tha Trashi për “SuperSport”. Por para të hënës, atë e pret një emocion i madh, festa e titullit kampion me dorëzimin e trofeut të shumëpritur prej kohësh. “Derbi më shumë ka folur për ne si Partizan. Mendoj se emocionet e forta do të jenë me Kupën të dielën, tifozët dhe unë e kemi pritur kaq shumë vite më padurim. Presidenti ka premtuar festën e shumëpritur dhe do ta bëjmë. Ka thënë se nuk do të harrohet kollaj në Shqipëri, do ta bëjmë madhështore dhe ne po e presim”, tha ai.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.