BLUETOOTH

Tuna shpjegon me një shprehje ç’do të thotë të jesh nëna e një 2-vjeçari

18:00 - 25.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vetëm pak ditë më parë, Tuna dhe Patrisi festuan 2-vjetorin e djalit të tyre, Tian. Tashmë vogëlushi “ka fituar pavarësinë” dhe duket se mami Tuna e ka të pamundur ta ndjekë në çdo hap. Ditën e djeshme me anë të një fotoje dhe një shprehje ajo ka treguar se të jesh nënë e një 2-vjeçari është një sfidë e madhe. Këngëtarja ka publikuar në “Instagram” një foto të Tian, në të cilën ai shihet duke luajtur. “Të kesh një 2-vjeçar është si të kesh një blender pa kapak”, ka shkruar Tuna me shaka bashkangjitur fotografisë. Me këtë shprehje këngëtarja ka dashur të tregojë se djali i saj është shumë i lëvizshëm, i shpejtë dhe energjik. Në fakt, me siguri çdo nënë e kupton mjaft mirë Tunën, sepse në përgjithësi fëmijët në këtë moshë nuk mund të kontrollohen lehtë. Kujtojmë se Tiani është djali i vetëm i Tunës dhe Patrisit dhe prandaj e gjithë vëmendja në shtëpi i dedikohet vetëm atij.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.