BLUETOOTH

Vendi i preferuar për të gjithë! Blogerja e njohur zgjedh “Prestige Resort” për të pushuar

09:50 - 25.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Blogerja e famshme shqiptare Ergis Gjergjani, e njohur ndryshe edhe si zonja “Louboutin”, pasi në dollapin e saj mban pa frikë më shumë se 500 palë këpucë ka vizituar së fundmi Shqipërinë. Bashkë me familjen e saj, me të cilët jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjergjani ka zgjedhur të pushojë në ambientet relaksuese buzë detit Adriatik, në “Prestige Resort”. Në Instagram ajo ka më shumë se 477 mijë ndjekës me të cilët çdo ditë ndan pasionin e saj për këpucët, por për të gjithë ata ka ndarë edhe momentet nga pushimet familjare në resortin më prestigjioz të Golemit, nga i cili duket se ka mbetur e mrekulluar.




“Amazing Prestige Resort” shkruan blogerja ndërsa në ‘Instastory’ poston video nga ambiente të ndryshme të hotelit. Por jo vetëm kaq, ajo thotë se ky hotel po kërkon të punësojë staf, dhe i fton të interesuarit të aplikojnë, duke dhënë përshtypjet e saj më të mira. Pa nisur ende sezoni turistik, janë të shumtë VIP-at që e kanë zgjedhur kompleksin luksoz për të pushuar. E fundit ishte modelja e njohur spanjolle Natalia Mesa Bush.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.