AKTUALITET

Video/ Aktorja Arjeta Dhima: Shkopinj nën rrota? As armikut

09:30 - 25.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Suksesi ka rrugën e vet të mundimit. Në majë arrin ai që bart mbi shpinë talentin, guximin dhe punën e përkushtuar. Aktorja Arjeta Dhima e njohur në role teatri, komedie dhe së fundmi e vetmja ventrilokuiste profesioniste në Shqipëri, di si shkohet në rrëpira sakrificash për t’u krijuar identiteti i artistit. E ftuar  tek “Dikush” me Anilda Kaçaçin në “Youtube”  të “Gazeta shqiptare. al”, Arjeta Dhima u vu përpara pyetjes se çfarë do të thotë shprehja “Shkopinj nën rrota”. E befasuar, thotë se nuk do ia kishte bërë as armikut. Me të qeshur shton se po iu mbush mendja, njeriut që i bëhet ky kurth, i merr me vete e i ruan shkopinjtë. Po si sillet ajo realisht me aktorë që i sheh në një nivel të mirë? “Dëshiroj të ketë sa më shumë të mirë profesionalisht dhe me ambicie pune. I përshëndes. Ndoshta nuk mund të më kenë pëlqyer, por shoh që kanë bërë maksimumin e vet. Nëse sot i shaj, nesër unë do punoj me ata. Jemi vend i vogël.” -shprehet Arjeta, duke shtuar se ka vend për të gjithë. Në emision u fol për herë të parë për jetën e saj private, ku aktorja me shumë simpati hedh një hije dyshimi për diçka të re, të bukur dhe emocionale.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.