AKTUALITET

EMRAT/ Italia në alarm, 2 shqiptarë arratisen nga burgu i sigurisë së lartë

13:53 - 26.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy shqiptarë janë arratisur nga burgu i sigurisë së lartë në Itali, teksa policia ka nisur menjëherë një aksion për kapjen e tyre.




Mediat vendase raportojnë se dy shqiptarët, Ervis Markja, 26 vjeç dhe Adriatik Gega, 28 vjeç janë arratisur nga burgu i sigurisë së lartë në Carinola, rreth orës 3 të mëngjesit të sotëm.

Po sipas tyre, nuk dihet ende dinamika e ngjarjes dhe metodat që kanë përdorur shqiptarët për tu arratisur.

Ndërkohë kontrolle të imtësishme janë duke u ushtruar nga forcat e policisë në stacionet hekurudhore dhe ato të transportit publik, kjo sepse dyshohet se ata mund të përpiqen të largohen me tren ose me autobus.

Gjatë natës patrullat dhe pikat e kontrollit u ngritën në Carinola dhe përgjatë rrugëve kryesore të rrethinës, por pa mundur të bien në gjurmët e shqiptarëve.

Mediat shkruajnë se Ervis Markja u arrestua në janar 2016 së bashku me dy persona të tjerë, të identifikuar pas një arratisjeje në të cilën kishin sulmuar një makinë policie.

Ai u arrestua në Carinola për grabitje dhe rezistencë ndaj një zyrtari publik.

Ndërsa Adriatik Gega u arrestua në vitin 2012 në krahinën e Beneventos. Asokohe ai ishte rreth 20 vjeç dhe akuzohej se ishte pjesë e një bande të specializuar për grabitje në shtëpi së bashku me tre të tjerë të ndaluar me të.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.