Kryesore

I ktheni Akademisë sërën e Çabejt and &

15:15 - 26.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nga Ben Andoni – Ka vite që përflitet një reformë në Akademinë e Shkencave. Por ajo nuk është bërë sepse në vend të saj ka pasur vetëm anatema dhe përfolje. Kurrë nuk është denigruar ky institucion sa në vitet e fundit, ku çdo kryeministër më shumë e ka përdhosur sesa ka mundur të ndryshojë diçka. Së fundmi, ajo iu la një studiuesi të njohur, por disi inferior për botime, i cili do të mbahet mënd më shumë për politikë sesa kontribute reale në disiplinën e tij shkencore. Skënder Gjinushi është një emër që thotë shumë në politikë por thuaj asgjë më në shkencë. Dikur mbahej si një nga shpresat e vendit dhe si pak të tjerë u investua realisht për të ardhmen e shkencës shqiptare. Fatmirësisht për të, politika socialiste e piketoi herët dhe ndërrimin e sistemit e pati në krah të ish-presidentit Ramiz Alia, teksa dëgjoi ankesat e intelektualëve shqiptarë. E Majta e përcolli pak vite më vonë në krye të Kuvendit, nga ku filloi rënien përfundimtare në politikë dhe të shuante edhe një parti interesante me emra anëtarësh shumë sfidues. Nga partia e tij rrodhën partiza të tjera duke e vdekur pothuaj krejt socialdemokracinë, vlerat e të cilës pretendonte të përfaqësonte. Emri do të vijonte të shuhej nëse nuk do bënte një lëvizje interesante në votimet e fundit, duke mandatuar për partinë e tij një figurë të fuqishme…pa parti.




Skënder Gjinushi ka marrë përsipër tani të drejtojë një institucion, të cilit mund t’i jepte vlerë nëse do të zgjidhej realisht përballë një kandidature tjetër dhe nga ky institucion të kishte mundësi për të gjeneruar ndryshim. Fatkeqësisht me burimet por më shumë mënyrën sesi u zgjodh ka shumë e shumë probleme, që duhet të përballet dhe që ai i ka vendosur në platformën e vet. “Institucioni duhet të kryejë misionin e tij, duke mos iu shmangur përgjegjësive, por edhe duke mos marrë mbi vete atë çfarë nuk i takon….”, pasi duke iu referuar programit të tij shumëçka që nuk shkon e ai vëren se “kjo trupë e zgjedhur ndër vite është reflektim i gjendjes, nivelit të standardeve të kërkim-studimit në vend”.
Akademia e Shkencave nuk ka mundur t’i ofrojë ose t’i propozojë vendit një model ekonomik, ose alternativa sesi duhej të përballonte ndryshimet që rrodhën pas viteve ’90. Ajo ishte e paaftë të prodhonte një tekst kombëtar historie që të ishte i pakontestueshëm. Ashtu si me problematikat e saj të brendshme e ka të pamundur të tregojë ose të propozojë modele të shfrytëzimit real të pasurive tona. Nuk ka parashikime për Kosovën, ashtu si mungojnë shikime të tëra për komunitetet shqiptare jashtë vendit.
Akademia ka vite që ka rënë por më shumë se kaq ai është ndarë nga institucionet që i jepnin peshë funksionimit të tij. Nuk janë më disa institucione që peshonin me asetet e tyre por edhe kanë humbur standartet prej një reforme në arsim që e ka zhveshur dhe këtë institucion. Mbi të gjitha njerëzit që janë nën këtë hije nuk konsiderohen më nga zhurmnaja shqiptare sepse tregu është mbushur me kompetentë fals dhe tituj të pafundmë. Sot gjithkush është profesor, doktor. Gjinushi, përballë të cilit është tani sfida që fjalët t’i kthejë në realitet, ka shumë përballje. E para lidhet me dinjitetin dhe justifikimin e atij vendit, që mban si kreu i këtij institucioni.
Në fakt duke ditur arrogancën e partive dhe militantët që ka sjellë ajo në institucione do të jetë befasi që të dish se ky institucion do të ketë autonomi dhe profesionalizmin e duhur. Megjithatë për Gjinushin ka shpresë sepse do të bëhet presioni i duhur dhe burimet janë. “Akademia e Shkencave do të kthehet nga institucioni që ishte nën presion për t’u reformuar, në institucionin që drejton dhe nxit reformimin e sistemit të shkencës dhe të vetë Akademisë, në institucionin që bën presionin e duhur në emër të trupës së kërkuesve, të mjedisit intelektual e të gjithë shoqërisë, për nevojat dhe drejtimet e reformës, jo vetëm me akte ligjore, por të shoqëruar me institute, qendra kërkimore shkencore të riorganizuara, me dhënie të statusit të merituar punonjësve të kërkimit dhe institucioneve kryesore të sistemit të kërkimit shkencor në vend”, – shënon Gjinushi në platformë.
Për të bërë këtë duhet një mrekulli, vullnet të mirë dhe mbi të gjitha një ilaç çudibërës, të ngjallë nga amshimi profesor Çabejn and &, akademikët që dinjitetin, moralin dhe profesionalizmin e kishin fe. (Milosao)


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.