Aktualitet

Meta: Më mirë qytetarët të protestojnë sesa të ikin jashtë vendit

19:30 - 26.05.19 Gazeta Shqiptare

Presidenti Ilir Meta, në një qëndrim zyrtar para protestës së opozitës duke shprehur bindjen se tubimet paqësore e demokratike janë një e drejtë fondamentale e demokracisë, legjitime e kushtetuese thekson rëndësinë që ajo të jetë tërësisht paqësore. Si President i Republikës, Meta shprehet se ka qenë dhe është i bindur se është më mirë që shqiptarët të protestojnë për të drejtat e tyre dhe të kërkojnë një Shqipëri më të mirë dhe gjithëpërfshirëse, se sa të largohen nga vendi. “Si President i Republikës kam qenë dhe jam i bindur se është më mirë që shqiptarët të protestojnë për të drejtat e tyre dhe të kërkojnë një Shqipëri më të mirë dhe gjithëpërfshirëse, se sa të largohen nga vendi.



Në protestat e mëparshme, pavarësisht nga përkrahja qytetare, janë vërejtur disa akte dhune të papranueshme, ndaj dua t’ju kujtoj se drejtësia e kauzës tuaj, nuk duhet të cenohet nga veprime të papërmbajtura të individëve të caktuar. Është përgjegjësi e udhëheqësve të Opo-zitës së Bashkuar për mbarëvajtjen e protestave ku ata ftojnë qytetarët të marrin pjesë. Vetëm në këtë mënyrë, kauza juaj për një demokraci të vërtetë, që garanton një bashkëjetesë të gjerë qytetare, legjitimitet e funksionalitet të institucioneve, do të dëgjohet më mirë brenda dhe jashtë vendit”, theksoi kreu i shtetit. Megjithatë, Meta përmend se në protestat e mëparshme, pavarësisht nga përkrahja qytetare, janë vërejtur disa akte dhune të papranueshme, ndaj i kujton opozitës se “drejtësia e kauzës tuaj, nuk duhet të cenohet nga veprime të papërmbajtura të individëve të caktuar”. “Protestat e vazhdueshme të opozitës kanë pasur vëmendjen dhe janë transmetuar nga mediat më të njohura botërore, por imazhet tërësisht paqësore të protestës suaj do t’i shërbejnë më mirë të ardhmes europiane të Shqipërisë”,-tha z.Meta.

Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

  1. …NJE KOMB ME MIRE TE VDES,E KESHTU TE MOS DEMTOHET,GURE MBI GURE TE MOS MBESE,E MEMEDHEU TE SHKRETOHET- SAMI FRASHERI.JO,JO,KURREN E KURRES.Ato lugetet me celulare e hagjugjet selfie qe kerkojne Evrope,per te pare Stambollin,nuk meritojne as gjunglen.Te tille si ti presdnice me bashe-bishet,Europa ju hape dyeret e burgut dhe prostitucionit.Vetem vandalet e prostitutat protestojne.Rame-bashe-bishe-berishe-kryebythepalame e ilirmuter-ne rrotell te se ames.Ti more gjakepires nuk drejton dot ate buqen tende,por na tregon falle ne fund te filxhanit me raki.I madhi UKSHIN HOTI,na thoshte:BEJE OSE VDIS.Me PUNE NDERTOHET SHQIPERIA,jo duke ikur-tradhtor,por ne pune-deshmore,si SHKURTE PAL VATA.

    Përgjigju ↓