MILOSAO

Për djegjen e Notre Dame, janë fajtorë Kisha dhe liberalizimi i shtetit

18:30 - 26.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nga Miljenko Jergoviç* – Kam Zotin dëshmitar: nuk jam njeri religjoz. Por me të shpërthyer flakët në Kishën e Nënës së Krishtit në Paris, besova menjëherë se bëhej fjalë për vetëndezje dhe se kjo ndërtesë e lavdishme, e cila në njëfarë mënyre edhe nuk është ndërtesë, por vepër e fantazisë së Viktor Hygoit, i cili dyzet vite pas atij viti revolucionar 1789, kur ajo ishte e përdhosur, e braktisur dhe e përbuzur, u gjallërua përsëri, veproi si Jan Palaku, për t’i treguar kësaj bote të luajtur nga mentë se ku shpie çmenduria e saj. Nuk është nevoja të besosh se kishat janë si puna e njerëzve, nuk është nevoja të besohet se në këtë punë ekziston ndërhyrja e Zoti, e mjaftueshme është të udhëhiqesh nga arësyeja e shëndoshë dhe ndjenjat-e çfarë do të thotë edhe nga kodi moral, të mbetesh besnik i saktësisë, së vërtetës, profecisë së këtij zjarri.




Ajo u vetëdogj në mënyrë që atyre që do të qanin mbi të, t’u kujtonte se përse nuk qanë mbi Bagdadin, Babiloninë, Palmirën, Alepon, as nuk u dridhën për statujat e Budës në Bamijan… E pra këtu nuk u shkatërrua trashëgimia kulturore e të tjerëve, sikurse dëshirohet të thuhet zakonisht, por trashëgimija e po atij qytetërimi të cilit i përket Notre Dame. Zemrat e akullta tani i’a filluan të vlojnë në mënyrë të gënjeshtërt, sepse Notre Dame atyre nuk u bën njëlloj përshtypje si në rastin e xhamisë Emevije në Damask, dhe varri në të, ku gjendet koka e Gjon Pagëzorit (për muslimanët: Jahja a.s. shën. i autorit). Flaka e Katedrales duhej ta thoshte këtë, dhe dukej se ajo digjej pikërisht për ta thënë këtë.

Vetëdija për identitetin kulturor dhe për përkatësinë civilizuese, si dhe vetëdja për traditën materiale dhe jomateriale, të trashëguar dhe të fituar gjatë historisë, kanë lindur në Francën dhe Europën pasrevolucionare të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Që atëherë ndërtesat e vjetra bëhen simbolikisht më të rëndësishme se ndërtesat e reja, kishat e vjetra më të rëndësishme sesa kishat e reja. Deri në kohët tona ndërtesat e reja do të ishin shkatërruar në mënyrë që të ndërtoheshin të reja. Por, për fat të mirë, atëbotë koha ecte më ngadalë sesa sot, ndërtimi i kishave zgjaste me dhjetra vite, ose një shekull të tërë, e kësisoj nuk shkatërrohej aq shpesh për të ndërtuar të reja.
Kisha e Nënës së Zotit në Paris pas revolucionit u shndërrua në shëmtirën dhe lugatin e qytetit. Nga kjo atmosferë rrjedh edhe romani “Këmbanari i Kishës Notre Dame”, i cili, megjithëse nuk e kishte si qëllim një gjë të tillë, e shpëtoi këtë ndërtesë druri, duke i ofruar asaj kuptim dhe përmbajtje shpirtërore. Libri i Hygoit, i publikuar në vitin 1831, në njëqind vitet e mëvonshme u përkthye në të gjithë gjuhet europiane, duke u bërë kështu jo vetëm një prej romaneve bazë të imagjinatës tonë letrare, por edhe pikë me rëndësi kulturo-identitare e qytetërimit europian. Në sajë të librit, në radhë të parë vetë librit, Katerdalja e Parisit u shndërrua në atë që është. Viktor Hygoi i mundësoi kësaj ndërtese të rinovojë identitetin e saj historik dhe fetar. Sikur të mos ishte shkrimtari, në të njejtin vend, ka shumë mundësi që sot do të ishte një ndërtesë e re kishtare.
Hygoi ishte republikan, racionalist dhe kundërshtar i ashpër i Kishës Katolike, megjithëse kishte lindur si katolik. Ishte shekullarist veprimtarinë e të cilit, meqë tashmë nuk mundem muslimanët, fondamentalistët katolikë, të çmendurit dhe fashistët, ia faturojnë sot djegjen e Notre Dam-it. Por si shekullarist, jo vetëm që nuk e dogji, por e shpëtoi.
Fondamentalistët ortodoksë, halabakët dhe fashistët nga komshilleku jonë më i afërt, djegjen e shpallën dënim nga Zoti, sepse në Notre Dame vitin e kaluar është varur flamuri i Republikës së Kosovës. Ata tallen me lotët e dedhur për Kishën e Parisit, sepse, thonë, se nuk është qarë me rastin e djegjes së kishave dhe manastireve në Kosovë. Atje, Notre Dam-in e karahasojnë me Kishën e Kuvendit në Sarajevë dhe me një numër të madh xhamish boshnjake, për të cilat Europa nuk qau, dhe bëjnë sikur harrojnë se për rinovimin e kësaj Kishe pjesën më të madhe të fondeve e dhanë Europa dhe në veçanti qeveritë e Austrisë dhe Spanjës. Natyrisht në këtë rast shtohet edhe ajo që Franca bën ndër muslimanët e Lindjes dhe cilët janë mëkatet e saj në shkatërrimin e monumenteve të kulturës në Lindjen e Mesme.

Për Kishën e Nënës së Zotit, për Kishën e Zonjës Tonë, këtyre ditëve nuk luajnë mendsh vetëm nacionalistët dhe klerofashistët e shpifur ballkanikë të të gjithë besimeve fetare dominimeve lokale por edhe bota ateiste, e cila shpreh habinë për qindra miljonë dollarët e dhuruar për rinovimin e Notre Dam-it, ndërsa, siç tonë ata, kaq është edhe numuri i të uriturve në botë. Dhe qaraviten se çdo jetë njerzore është më e vlefshme sesa djegja e një ndërtese.
Më shumë se demgogjia fetare, e cila edhe kësaj here qelbet era krim dhe therje të të tjerëve dhe të ndryshmëve, më e keqe është ajo demagogjia jofetare, e cila është në gjendje që tërë trashëgiminë kulturore të shpjerë në dreq për shkak të dërgimit të një biskote në Afrikën e uritur- të cilën natyrsiht, nuk kanë për ta blerë dhe dërguar në Afrikë, por e përmendin vetëm për t’iu kundërvënë idesë mbi trashëgiminë, qytetërimit të të mirave kulturore dhe civilizimit të përbashkët.
Ajo që është e përbashkët për hordhitë fetaro-nacionaliste dhe ateiste në këto provincat tona të egra ballkanike është fakti se as njëra palë dhe as tjera nuk e kanë të qartë, dhe nuk kanë mundësi ta kenë të qartë, se mes Notre Dam-it dhe vendeve të tyre të vogla, ka një ndryshim: kishat, xhamitë dhe manastiret e tyre, kryesisht janë vetëm të tyret, dhe mezi kanë njëfarë vlere për ndonjëfarë konteksti më të gjërë kulturor dhe civilizues, ndërsa Notre Dame është pika emblematike e Europës dhe botës mbarë. Ajo, si edhe Alepi, si edhe Buda në Bamijan tashmë të zhdukur, duhet t’i përkasë të gjithëve, pavarësisht nga fakti nëse ndokush qaravitet në emër të besimit të tij fetar, apo në emër të lirisë nga besimi fetar, shenjë e padyshmitë e kthimit në gjendje egërsie.
Por kjo egërsi ka shumë fytyra dhe pamje. Përshembull, kapitalizmi liberal, krahas nacionalizmit, kleronacionalizimit dhe ateizmit agresiv, është një prej fytyrave të kësaj egërsie. Kishën Notre Dame, me sa duket, nuk e dogjën as muslimanët, as shekullarët radikalë, por çfarëdo gjëje që ta ketë shkaktuar zjarrin, duket se ajo është ndezur nga parimet e kapitalizimi liberal, dhe shqetësimit kryesor të sotëm për të pasurit dhe përfitimin e tyre, dhe kundër kulturës, jetës shpirtërore, për të cilat duhen ndarë para nga arka shtetërore. Fakti që ky konstruksion prej druri i shekullit të trembëdhjetë nuk ka qenë i mbrojtur nga zjarri, flet për faktin se nuk ka ekzistuar interes për mbrojtjen e saj. E interes nuk kishte sepse nuk kishte para.
Sot, pasi kjo Kishë u shkatërrua është e lehtë të grumbullosh ndonjë shumë prej disa qindra miljonë eurosh për rinovimin e saj. Vajzat e pikëlluara të pasanikëve, të pikëlluar edhe vetë etërit e tyre, francezë dhe të tjerë, të gjithë pa përjashtim kanë për ta zgjidhur qesen me gjithë qejf. Sepse njerëzit duan ta blejnë me para në dorë një vepër të mirë dhe të drejtë, por njëkohëssht duan që të investojnë edhe për pikëllimin vetjak. Për fakt të keq, kjo nuk është asgjë tjetër, veçse, shkaku për të cilin pasanikët francezë do ta financojnë rinovimin e Notre Dam-it, ndërsa të varfërit në Kroaci, Bosnjë apo në Serbi të paguajnë mjekimin e vajzave dhe djemve të vegjël të sëmurë.
Natyrisht as njëra palë dhe as tjera nuk do të kishn dhënë asgjë, nëse nuk do të ekzistonte elementi i pikëllimit, nëse nuk ka sëmundje vdekjeprurëse apo zjarr katastrofal. Për këtë edhe ekziston, ose më mirë të themi ende ekziston ndokund, shteti social: detyra e tij është që të ndreqë atë që është më frekuente ndër gabimet e natyrës njerzore. Megjithatë, Kisha e djegur kurrë nuk do të jetë më ajo që kanë qenë para rënies së zjarrit. Fëmijën e sëmurë mund ta ndihmoni vetëm nëse krijoni një shtet sipas masës së këtij fëmije. Gjithçka tjetër është e kotë.

Kisha e Nënës së Zotit u përpoq të vetëdigjej që njerëzit t’i bënte më të mirë. Zoti nënvlerësoi edhe një herë të keqen njerzore. Dhe, në fund të kësaj parade, ta kap firka. Më shumë nga zemërimi i njerëzve sesa ai i Zotit. Dhe kjo jo për atë që nuk jam njeri religjoz.
*Gazeta “Jutarnji List”,
datë 23 prill 2019. Përktheu nga
origjinali Xhelal Fejza


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.