BLUETOOTH

Rezarta Shkurta shpallet në kërkim nga policia

14:00 - 26.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim:




Ofendoi dhe i theu aparatin gazetares, denoncimi – Këngëtarja Rezarta Shkurta e cila është lakuar së fundmi për probleme me sjelljen e saj të dhunshme, është shpallur në kërkim nga policia e Tiranës pasi ka kanosur dhe fyer një gazetare duke i thyer aparatin fotografik teksa ajo po dilte nga prokuroria e Tiranës ku ishte thirrur për të dëshmuar rreth dhunës që i shkaktoi Rozana Radit. Në kërkim është shpallur edhe bashkëjetuesi i saj, Ermal Hoxha i cili është përfshirë në sherr duke dhunuar gazetaren. Sherri ka nisur në këtë formë. Këngëtarja Rezarta Shkurta ishte thirrur në Prokurorinë e Tiranës për të dëshmuar mbi akuzën që rëndon mbi të për dhunim të këngëtares Rozana Radi e cila pak muaj më parë bëri denoncimin në prokurori. Sigurisht që gazetarët që ndjekin kronikën, kanë qenë në dijeni të thirrjes së saj dhe me të dalë kanë nxjerrë kamerat e aparatet për ta fotografuar apo për ti marrë ndonjë prononcim. Por këngëtarja Rezarta Shkurta, me të parë gazetaren e parë i është sulur duke e fyer ndërsa kolegia jonë i shpjegonte se kjo ishte puna e saj. Ajo ka vijuar fyerjet e ka kapur nga dora dhe ka tentuar ti marrë aparatin fotografik, por nuk ia ka dalë mbanë. Në atë moment ka telefonuar Ermalin, bashkëjetuesin e saj, i cili e priste jashtë dyerve të Prokurorisë. Ai ka nisur ti bërtasë që nga larg gazetares duke i thënë; Ç’punë ke ti me gruan time, lëshoje aparatin dhe ja ka marrë me forcë atë. Por as Rezarta e as i dashuri që e gjëmon nga pas nuk e dinin që në oborrin e prokurorisë ka kamera regjistrimi, të cilat do të provojnë fajësinë e tyre.

Reagimi
Gazetarja duke qenë në një pozitë pune, nuk ka debatuar me to, por thjesht ka mbrojtur punën e saj. Duke para agresivitetin e tyre, pas kapjes nga krahu, ka lëshuar aparatin të cilin e mori Ermali dhe e la pak metra më tutje të dëmtuar dhe me kartën mangut. Por në memorien e aparatit që u gjet mbi nja makinë ruhet një foto e Rezarta Shkurtës pikërisht në momentin kur është në oborrin e Prokurorisë. Pas skandalit, gazetarja ka bërë denoncimin në prokurori ndaj Rezarta Shkurtës e të dashurit të saj Ermal Hoxha për kanosje dhe fyrje, ndërkaq provat mbështetëse i ka ky institucion nga filmimet e kamerave vëzhguese që janë montuar në oborrin e Prokurorisë. Sipas të dhënave nga policia, Rezarta Shkurta është shpallur në kërkim dhe do të ndalohet në të gjitha pikat kufitare nga ku mund të dalë. Ky është precedenti i disa herë me radhazi i këngëtares e cila tregon shenja violence jo vetëm me koleget por edhe me njerëzit e medias të cilët e kanë lançuar atë si këngëtare.

Rezarta, vetëm 5 muaj më parë rrahu keq Rozana Radin

Këngëtarja Rozana Radi është rrahur keqaz nga Rezarta Shkurta dhe bashkëjetuesi i saj, pas disa mesazheve në facebook. Sherri ndodhi në 6 dhjetor 2010 rreth orëve të para të mëngjesit ndërsa syri i nxirë i Rozana Radit i dëmtuar shumë, ishte pasojë e dhunës që ushtroi Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha ndaj saj. Pas ngjarjes Rozana Radi, shkoi në Prokurori ku denoncoi dhunën. Para prokurorit, Ervin Karanxha, aktorja ka shpjeguar indicentin, duke u shprehur se ishte pikërisht Shkurta ajo që e qëlloi duke mos i dhënë mundësinë as të dalë nga makina. Rozana u ka thënë hetuesve se pas disa përplasjesh që kishte pasur me kolegen e saj kishin vendosur që të sqaroheshin, ndaj vendi i takimit do të ishte te diga e liqenit artificial. Kështu gjatë kallëzimit të saj në prokurori Rozi ka rindërtuar edhe një herë të gjithë ngjarjen duke filluar nga mesazhet në Facebook.com e deri tek ballafaqimi që degradoi me dhunë fizike gjatë orëve të para të mëngjesit të 6 dhjetorit. Ndryshe nga ç’ka deklaruar Rezarta një ditë më parë në prokurori, apo qoftë edhe në intervistën që ka dhënë për një të përditshme, Rozana këmbëngul se e ka patur të pamundur kundërpërgjigjen ndaj Rezit, si pasojë e shpejtësisë me të cilën kjo e fundit ka vepruar. Akuzave të mëparshme Rozi i ka shtuar edhe arsyen për të cilën nuk ka mundur të veprojë. “Përpos pozicionit të keq, duke qenë se isha e bllokuar, gjatë gjithë kohës jam përpjekur të ruaj pjesën e bustit, pasi tashmë dihet që unë vij nga një ndërhyrje kirurgjikale”, ka pohuar Radi në organin e akuzës. “Në një moment, unë gjej mundësinë dhe dal nga makina për t’i shpëtuar kësaj shtetaseje, vetëm kur shikoj që edhe nga makina e saj del një djalë, i cili vjen dhe më kap nga krahët, më mban duart, në një kohë që ajo fillon të më godasë përsëri. Personi në fjalë ishte Ermal Hoxha, i cili është bashkëshorti i Rezartës. Në momentet që këta shtetas po më godisnin, aty po kalonte një makinë policie dhe unë menjëherë, sapo i pashë, u dola përpara dhe iu tregova ngjarjen”, – ka deklaruar në prokurorinë e Tiranës, Rozana Radi. Pikërisht për këtë ngjarje vazhdon të thirret në prokurori Rezarta Shkurta e cila ka precedent dhune në jetën e saj.
Ky shkrim u botua më 7 Maj 2011


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.