Show-Bizz

“U deshën 12 vite që të quheshim zyrtarisht Burrë e Grua”, martohen Alban Skënderaj dhe Miriam Cani

11:25 - 26.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prej më shumë se një dekade së bashku dhe prindër të një vajze, Alban Skënderaj dhe Miriam Cani i kanë thënë “PO” zyrtartarisht njëri-tjetrit.




Veshur me të bardha të tre, bashkë me Amelinë në krahë, ata kanë shkëmbyer unazat në një cermoni të thjeshtë para familjarëve e njerëzve të dashur.

Vetë çifti e ka dhënë lajmin e bukur në mediat sociale, teksa nuk ka munguar as dedikimi i përzemërt.

“PO!

U deshën 12 vite që të quheshim zyrtarisht Burrë e Grua por në zemër kemi qenë dhe jemi ende ata dy të rinj ëndërrimtarë që përtej ceremonive gjithmonë e kane ndjerë thellë në shpirt se janë bërë për njeri-tjetrin.

U deshën 12 vite të thonim PO përpara Zotit dhe njerëzve që na duan por në të vërtetë zemrat kane thënë përgjithmonë PO nga momenti i puthjes së parë!

U deshën 12 vite të vishnim kostumin dhe fustanin e nusërisë e të shkëmbenim unazat kur ndërkohë kemi jetuar nën lëkurën e njeri-tjetrit çdo gëzim e hidhërim dhe kemi ndarë çdo të mirë e të keqe që jeta na ka ofruar.

Fati dhe shpirti donin që ky moment i shënuar të merrte jetë pikërisht aty ku në vitin 2013 ai propozim i pazakontë na la për pak pa frymë të dyve, por këtë here jo në botën e magjishme nënujore por vetëm pak metra me larg, në sipërfaqen e një ishulli të pa banuar. Një pike e bardhë në mes të oqeanit. Zhveshur nga të gjitha dekoret e krijuara nga dora e njeriut dhe veshur nga bukuritë përrallore qe ka krijuar dora e Zotit.

Duhet të prisnim 12 vite që kjo dite të merrte kuptimin e plotë të saj me prezencën e engjëllit tone, Amielisë.

PO … deri sa vdekja të na ndajë!

7 Maj, 2019.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.