AKTUALITET

VIDEO/ I dënuar me shtatë vite burg dhe i shpallur në kërkim, arrestohet 46-vjeçari

10:42 - 26.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 46-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Mallakastër, pasi rezultonte person i shpallur në kërkim.




Sipas uniformave blu, 46-vjeçari Qamil Muçaj ishte dënuar për transportin e 1.1 tonëve kanabis në drejtim të Greqisë, në shkurt të 2017-ës.

Ai u arrestua si rezultat i një pune të mirëorganizuar dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, u bë lokalizimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme proceduriale.

Njoftimi i plotë i policisë:

Mallakastër

Vijon zbatimi i planit të masave për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Kapet dhe ndalohet një shtetas për “Trafikim të lëndëve narkotike” i dënuar me 7 vite e 4 muaj burg.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, si rezultat i një pune të mirëorganizuar dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, u bë lokalizimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim:

Qamil Muçaj, 46 vjeç, banues në Mallakastër.

Ddalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë me Vendimin e datës 21.05.2018, e ka dënur me 7 vjet e 4 muaj burg për veprën penale “Trafikim të lëndëve narkotike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme proceduriale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.