POLITIKË

Manastirliu “mbahet” me rrogën, burri i Olta Xhaçkës blen ullishte/ Zbardhet pasuria

19:00 - 27.05.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manstirliu ka deklaruar shtesa në disa llogari bankare dhe më konkretisht me 269.858 lekë, 320.338 lekë dhe 8.294 euro si dhe pakësim në një llogari rrjedhëse të bashkëshortit me vlerë 205.598 lekë. përveç pagës së saj si ministre, ajo deklaron edhe të ardhura nga paga dhe shpërblimet e bashkëshortit në OSHE në shumën 1.880.182 lekëve. Manastirliu deklaron edhe një kredi bankare shtetërore e lehtësuar me vlerë 5.000.000 lekë me interes 4%. Sa i përket ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka deklaron vetëm të ardhurat si ministre dhe asnjë ndryshim në llogaritë e saj personale bankare. Por nga ana tjetër bashkëshorti i saj, Artan Agaçi ka blerë një pasuri të paluajtshme e llojit ullishte me sipërfaqe 690 m2 me vlerë 966.000 lekë.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.