Horoskopi

Nuk do t’ju pëlqejnë, por këto janë të metat e shenjave të horoskopit

14:50 - 29.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Askujt nuk i pëlqen të pranoj të këqijat e të metat dhe shpesh përpiqet t’i fshehë ato. Por, ndonjëherë duhet ti pranojmë ato, në mënyrë që të përmirësojmë veten tonë.




Pikërisht, horoskopi na cilëson se cilat janë të këqijat e secilës shenjë:

Dashi

Të lindurit nën shenjën e Dashit bëhen si fëmijë dhe duhet të mësojnë të qetësohen. Vdesin për të bërë sherr dhe përplasen për çdo gjë, edhe më të voglat. Mund të bërtasin më fort se të gjithë në një debat dhe të kujtojnë se kanë fituar, por është fitore e momentit, sepse kanë lënë prapa njerëz të inatosur që do t’ua nxijnë më pas. Janë shumë krenarë për veten dhe vdesin të jenë në qendër të vëmendjes.

Demi

Të lindurit nën shenjën e Demit s’e kanë për gjë të ulen ku të duan, të bëjnë si të duan, dhe urrejnë kur u tërheqin vëmendjen. Janë nga shenjat më kokëforta, dhe bëhen të bezdisshëm me këtë tipar. Janë shenjë e Tokës dhe e Venusit, pra, janë të lidhur me kënaqësitë tokësore, ndaj dinë të shijojnë jetën e t’i bëjnë njerëzit të argëtohen, por kur vjen puna për keq bëhen kokëfortë në mënyrë të padurueshme.

Binjakët

Të lindurit nën shenjën e Binjakvëve dinë të bëhen gënjeshtarë, mashtrues, dhe njerëz me dy fytyra. Kur flasin për veten, flasin sa për dy dhe nuk pushojnë. Ndoshta sepse shenja e tyre udhëhiqet nga Mërkuri, planeti i komunikimit. Ata dinë t’i përdorin fjalët në mënyrë manipuluese për t’i futur të tjerët në kurth, si dhe për të shpëtuar vetë nga situata.

Gaforrja

Të lindurit nën shenjën e Gaforres bëhen të bezdisshëm sepse janë shumë të ndjeshëm dhe nuk durojnë dot asnjë kritikë. Janë shenjë e ujit dhe emocionale, por dinë të bëhen shumë qaramanë. Kujtojnë se janë të vetmit që kanë emocione të forta, dhe çdo gjë e kthejnë në krizë. Për shembull, një i gaforres s’do të pushonte së foluri për ndarjen nga partneri që i ka ndodhur para tre muajsh, dhe sikur në tavolinë të jetë dikush që është ndarë para një jave.

Luani

Të lindurit nën shenjën e Luanit janë narcizistë të fiksuar, që nuk pushojnë së foluri për veten. Janë mbretërit e zodiakut, ndaj dhe i trajtojnë të tjerët si vartësit e tyre. Vdesin të jenë në qendër të vëmendjes dhe harrojnë t’i ndajnë gjërat me të tjerët. Ndihen sikur të gjithë ua kanë borxh, dhe çdo bisedë e kthejnë te historitë e veta të së shkuarës, apo planet e mëdha të së ardhmes.

Virgjëresha

Të lindurit nën shenjën e Virgjëreshës janë tekanjozë, dhe bezdisen shumë shpejt kur gjërat nuk janë të përsosura. Nëse të tjerët e kanë pranuar faktin që jeta s’është e përkryer, ata të Virgjëreshës mundojnë veten dhe u çajnë kokën njerëzve që kanë rrotull po të mos jenë të përkryer. Ngaqë kapen me detaje të vogla, ndonjëherë u shpëtojnë gjërat e mëdha që kanë përpara syve. I vendosin vetes synime të vështira dhe nuk i zë gjumi natën po të mos i arrijnë.

Peshorja

Të lindurit nën shenjën e Peshores janë flirtues të paturp dhe as që e kuptojnë se sa manipulues bëhen. Kjo shenjë udhëhiqet nga Afërdita (Venusi), planeti i dashurisë, që do të thotë se janë mendjemëdhenj dhe e humbin fare kur vjen puna te çështjet e zemrës. Ata vuajnë nga iluzioni se jeta mund të jetë gjithnjë e bukur. Nëse të gjithëve u ndodh të dehen nga romanca dhe dashuria, ata të peshores bëhen “tapë” fare. Dhe ngaqë kërkojnë me ngulm pozitivitetin, ndodh që u shmangen bisedave serioze.

Akrepi

Të lindurit nën shenjën e Akrepit janë ngacmues, të fiksuar pas seksit, dhe njerëz që jetojnë për drama. Dhe më e keqja është se kjo u duket si kompliment. Po t’i thuash një akrepi “O njeri, je shumë intensiv. Ndalo pak”, ata do ta marrin kritikën si një lëvdatë të çmuar. E kanë huq që ta bëjnë qimen tra, dhe për gjëra të vogla të bëjnë drama. Për shembull, nëse dikujt i vë një dukje një të metë të vogël, si “nuk e parkon mirë makinën”, shumica e marrin kritikën si me të qeshur, por jo akrepët. Ata të kthehen me të egër e të bëjnë namin për aq.

Shigjetari

Të lindurit nën shenjën e Shigjetarit bëjnë sikur i dinë të gjitha dhe bëhen optimistë atëherë kur nuk duhet. Kudo që të jenë, u duket vetja si më të zgjuarit në botë dhe madje të japin leksione edhe kur keni dalë për qejf në ndonjë vend argëtimi. Kur bëhen entuziastë për një ide, nuk u mbyllet goja dhe vetëm e përmendin.

Bricjapi

Të lindurit nën shenjën e Bricjapit janë mendjemëdhenj dhe fiksohen aq shumë me rregulla, sa dhe një bebi të vogël do t’ia jepnin dorën në mënyrë formale. Të drejtuar nga Saturni, bricjapët dinë të punojnë ngadalë e të shijojnë akumulimin e suksesit, por rrëmbehen aq shumë nga puna sa shkëputen nga gjërat që kanë vërtet rëndësi.

Ujori

Të lindurit nën shenjën e Ujroit, janë si alienë që nuk pushojnë së foluri për idetë e tyre. Ata i pëlqejnë gjërat e çuditshme, por ndonjëherë e teprojnë dhe bëhen shumë të çuditshëm në shoqëri. Kanë një dëshirë të madhe për pavarësi, që i bën shpesh rebelë, por botëkuptimi i veçantë që kanë i bën të mos kuptohen nga të tjerët e të duken si alienë.

Peshqit

Të lindurit nën shenjën e Peshqit janë qaramanë delikatë që fiksohen pas ndjenjave e nuk dinë të pushojnë pastaj. Është e vërtetë që dinë të shijojnë momentin, bëhen shumë ëndërrimtarë, por kjo i bën që të humbin fillin e botës ku jetojnë dhe nisin të fantazojnë skenarë që nuk funksionojnë në botën reale. Për shembull, kur janë beqarë, ata rrinë dhe ëndërrojnë dasmën e përkryer, në vend që të shkojnë e të takojnë njerëz të rinj për lidhje.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.