DOSSIER

1939/ Hitleri kishte një dhuratë për Mbretin Zog, Musolini i prishi planin

10:47 - 31.05.19 Nga Aurenc Bebja
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“La Charente” ka botuar, të hënën e 19 qershorit 1939, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me fatin e kurorës së Skënderbeut, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :




Musolini i kërkoi Hitlerit kurorën e vërtetë të mbretërve të Shqipërisë që gjendet në Gjermani

Mes shumë bizhuterive që nazistët, pas Anschluss-it, gjetën në Vjenë, bën pjesë edhe kurora unike dhe e vërtetë e Shqipërisë, të cilën Hitleri e ka transportuar tashmë në Gjermani.

Vitin e kaluar, me rastin dhjetë vjetorit (jubileut) të mbretit Zog, Hitleri kishte përgatitur gjithçka, për t’i “dhuruar” këtë kurorë.

Por Musolini, i cili padyshim kishte idenë e tij, kërkoi të shtyjë këtë operacion, dhe Zogu nuk e mori kurorën e tij të vërtetë. Disa javë më parë, Italia kërkoi nga Fyhreri që t’i dërgonte emblemat shqiptare mbretit Viktor Emanuel, në mënyrë që kurorëzimi të bëhej me të gjithë shkëlqimin e dëshiruar.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.