POLITIKË

Drejtori i AMF-së raporton në Kuvend: Mbi 1 miliardë lekë nga fondi i kompensimit për të dëmtuarit në 2018

16:10 - 31.05.19 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Ervin Koçi prezantoi sot, më 30.05.2019, në seancë plenare në Kuvendin e Shqipërisë, Raportin mbi aktivitetin e Autoritetit gjatë vitit 2018. Z. Koçi u ndal në zhvillimet dhe arritjet kryesore të vitit të kaluar, ndërsa përmendi disa nga sfidat me të cilat përballet Autoriteti dhe tregjet nën mbikëqyrje.




Në fjalën e tij, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv theksoi se Autoriteti ka plotësuar rekomandimet e lëna nga Kuvendi përmes rezolutës “Për veprimtarinë e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për vitin 2017”. Z. Koçi u ndal te masat e marra nga Autoriteti për mbrojtjen e konsumatorit dhe investitorit, forcimin e rolit mbikëqyrës, rritjen e edukimit financiar, etj. Ai iu referua vlerësimeve të bëra për punën e Autoritetit në raportin e fundit të Komisionit Europian për Shqipërinë, si edhe rekomandimeve të institucioneve më të rëndësishme financiare ndërkombëtare.

“Pagesat për Fondin e Kompensimit vetëm për vitin 2018 janë në vlerën mbi 1 miliardë lekë, si dhe u skeduluan për pagesë me këste rreth 204 milion lekë, vlerë e cila është pothuajse sa për 3 vite të marra së bashku 2014-2016. Vetëm pagesat për vitin 2018 kanë qenë 39% më shumë se viti 2017 dhe pothuajse dy herë më shumë se viti 2016”, tha Koçi.

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv, duke iu referuar strategjisë së miratuar vitin e kaluar për zhvillimin e AMF-së dhe tregjeve nën mbikëqyrje 2018-2022, theksoi se sfida kryesore e Autoritetit do të jetë transformimi i tregjeve financiare jobankare nga tregjet më të brishta në rajon në një nga tregjet financiare më të konsoliduara në Ballkanin Perëndimor.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.