Kronikë

Detaje/ Sherri me armë në Tiranë, polici i FNSH plumb kokës kushëririt

15:11 - 01.06.19 Gazeta Shqiptare

Teksa minutat kalojnë të tjera detaje dalin në dritë për ngjarjen e ndodhur pak më parë në zonën e Pezës në Tiranë, ku një person u qëllua me plumb në kokë dhe për pasojë ndodhet në gjendje kritike për jetën.



Gazetarja Dorjana Bezat raporton se  dy  personat e përshirë në ngjarje janë kushërinj, teksa ende nuk dihen ende shkaqet e konfliktit mes tyre.

Pas ngjarjes së rëndë autori i krimit, Flamur Karaj, u dorëzua në polici. Ai është njëherësh edhe punonjës i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.

I plagosuri, Enver Karaj është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës dhe ndodhet në gjendje kritike  për jetën.

Policia dhe grupi hetimor kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes, e cila terrorizoi jo pak zonën dhe qytetarët në Pezë.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *