Kronikë

Vrau ish-policin, burg për “të fortin” e Myslym Shyrit. ADN-ja prova kyçe

12:35 - 01.06.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Gjergj Cukalin, të arrestuar për vrasjen e ish-policit, Arben Bilali në Tiranë.




I ashtuquajturi “i forti” i Myslym Shyrit, u prangos dy ditë më parë, ndërsa sipas burimeve nga prokuroria ka prova shkencore që vërtetojnë fajësinë e tij.

Për rreth dy orë Gjykata e Tiranës ka dëgjuar pretendimet e palëve dhe në fund vlerësoi të ligjshëm arrestimin e Cukalit dhe caktoi ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” pa afat.

Gjatë seancës, mësohet se Cukali nuk ka folur, ndërsa prokuroria provën më të fortë ka pasur ADN-në e gjetur.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.