SHËNDET

9 masa efikase për pastrimin e fytyrës nga aknet

15:15 - 03.06.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në pjesën qendrore të fytyrës ekzistojnë 1000 gjëndra yndyre për centimetër kub. Yndyra e gjëndrave kalon nëpërmjet kapilarëve të hollë deri në sipërfaqe të lëkurës. Ndonjëherë, këto bllokohen nga yndyra, bakteret dhe qelizat e vdekura duke prodhuar si pasojë aknet. Kjo dukuri duket më e hasur gjatë adoleshencës për shkak të ndryshimit të nivelit të hormoneve të cilat rrisin gjëndrat e yndyrës dhe i stimulojnë ato duke prodhuar një dozë më të madhe të kësaj substance yndyrore. Në përgjithësi kjo situatë normalizohet rreth të njëzetave. Atëherë, përse aknet zhvillohen tek të rriturit mbi 20 vjeç? Ka arsye të ndryshme, mes të cilave:




Hormonet. Aknet premenstruale janë të vërteta. Shtatzënia, ndryshimet gjatë ciklit menstrual dhe pilula anti-baby mund të shkaktojnë ndryshime të nivelit të hormoneve dhe si rrjedhojë, shfaqjen e akneve tek gratë. Për disa, kontraceptivët në dozë të vogël të marrë nga goja, mund të ndihmojnë për zvogëlimin e këtij problemi; për të tjera, ato mund t’i shtojnë. Nëse keni akne dhe çrregullime të ciklit menstrual këshillohet të konsultohet mjeku për të kuptuar nëse shkaku është një nivel anormal i hormoneve.

Stresi. Dermatologët kanë të njëjtin mendim për sa i përket faktit që stresi i madh mund të ndryshojë nivelin e hormoneve.
Produktet kozmetike. Produktet për trukun e fytyrës, nëse janë më përmbajtje të lartë vajore, mund të bllokojnë poret dhe të shkaktojnë kështu aknet.

Vendi i punës. Nëse punoni si mekanik apo në kuzhinë, fytyra mund të jetë e sulmuar nga vajrat, disa prej të cilëve mund të provokojnë akne. I njëjti efekt mund të arrihet duke qenë në kontakt me produkte kimike.
Medikamente të caktuara. Disa medikamente, si dilantin (i cili përdoret në kurimin e epilepsisë), mund të provokojë akne.
Faktorët të cilët shkaktojnë akne janë të ndryshëm, por ekzistojnë disa masa efikase të cilat mund të shfrytëzohen për pastrimin e lëkurës.
1. Mos dëmtoni. Me fjalë të tjera, mos i prekni, mos i shtrydhni! Shkatërrimi mbi pore është si një top i vogël. Mund ta pëlcasësh, por nën sipërfaqe yndyra, bakteret dhe qelizat e vdekura të lëkurës mund të depërtojnë në indet rrethuese, duke shkaktuar kështu një inflamacion.
2. Përdorni peroksidin e benzolit. Një numër i madh i produkteve farmaceutike në shitje të lirë përmban këtë përbërës, i cili ndihmon në largimin e grumbullimit të qelizave të vdekura të lëkurës, të yndyrës në pore dhe për të pakësuar edhe numrin e baktereve. Filloni me dozën minimale dhe pak nga pak e shtoni, veçanërisht nëse keni lëkurë të ndjeshme, sepse sa më i lartë të jetë përqendrimi i saj aq më lehtë mund të shkaktohen irritime. Përdoreni një apo dy herë në ditë. Vepron pas afro dy javësh. Lëkura reagon fillimisht me skuqje dhe rënie të qelizave të vdekura, rrallë ndodhin reaksione alergjike. Nëse lëkura thahet shumë, sugjerohet të aplikohet një krem hidratant.
3. Përdorni medikamente edhe për parandalim. Mos përdorni produkte vetëm në vendin problematik me akne. Vendoseni në të gjithë zonën e cila mund të jetë objekt aknesh. Kjo përfshin të gjithë fytyrën, shpinën dhe kraharorin (shmangni zonën e buzëve dhe të syve).
4. Përdorni delikatesë për pastrimin e fytyrës. Shpesh njerëzit me lëkurë të yndyrshme ngulmojnë në larje të shpeshta të fytyrës dhe mendojnë se kështu mund të heqin aknet. Por nuk e arrijnë. Mund ta lash fytyrën dhjetë herë në ditë dhe përsëri të kesh akne. Nuk ka të bëjë me pastërtinë. Larja është vetëm largimi i yndyrës në sipërfaqe të lëkurës, jo nga kanalizimet e bllokuara. Një i rritur mbi 18 vjeç mund të ketë lëkurë të thatë dhe akne njëkohësisht. Në të vërtetë nëse ka një pastrim agresiv, përfundon në tharje apo irritim të pjesëve më të ndjeshme të fytyrës.

5. Kujdes nga produktet vajore. Kjo vlen për produktet vajore për flokët, produktet vajore për lëkurën dhe veçanërisht për pastrimin e fytyrës.
6. Përdorni produkte kozmetike me bazë uji. Nëse produkti është i ndarë në dy shtresa, ujë dhe produkt bazë, është me bazë uji. Nëse nuk është i tillë përmban vaj. Produktet kozmetike për sytë dhe buzët janë të sigurt sepse në përgjithësi nuk ka akne në këto zona.
7. Mos mbështetni mjekrën në dorë. Provoni të mos e prekni vazhdimisht fytyrën. Personat të cilët për arsye pune qëndrojnë shumë kohë në telefon janë subjekt i akneve në zonën e mjekrës. Gjithashtu, është shkak traume për aknet, njësoj sikur i shtrydh.
8. Mbrohuni nga dielli. Dikur besohej se ekspozimi në diell ndihmonte në eliminimin e akneve. Përkundrazi, tepër diell mund të provokojë kancerin e lëkurës dhe plakjen e parakohshme, duke vënë në rrezik avantazhet e saj. Mbrohuni me një krem dielli me faktor mbrojtës minimumi 15.

9. Mos u shqetësoni për dietën. Nuk ka prova që çokollata, të fërguarat dhe produkte të tjera të shkaktojnë akne tek të rinjtë. Nuk ka rëndësi ajo që konsumohet. Nuk mund t’i jepet faji çokollatës, arrave apo produkteve të tjera të cilat përmbajnë yndyra kur shfaqen puçrra në fytyrë. Nëse, përkundrazi, vërehet një lidhje paralele midis një ushqimi të caktuar dhe shpërthimit të puçrrave në fytyrë, shumë dermatologë janë të një mendimi kur këshillojnë të shmangen këto ushqime.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.