SHËNDET

Cilat janë vetitë antikancerogjene të rrënjës së xhenxhefilit

11:55 - 03.06.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

I freskët apo i gatuar, në çaj apo në ushqim, pluhur apo i prerë në kubikë, bima e xhinxherit, nga e cila përdorim rrënjën e ka prejardhjen nga Kina. I ngjashëm me shafranin e Indisë dhe kardamonin, bimë nga e njëjta familje, ajo e xhenxhefilit, duhet pranuar se xhinxheri gjen më shumë përdorim në të përditshmen tonë dhe është më i pasur në vlera ushqyese. I njohur për vetitë e tij shëruese, rrënjët e xhenxhefilit përdoren në shumë mënyra e për shumë probleme shëndetësore. Më poshtë do të listojmë të gjitha vlerat e kësaj rrënje dhe 9 mënyrat se si xhenxhefil mund të përmirësojë shëndetin tuaj:
1) Trajton problemet e aparatit tretës, qetëson ndjesinë e të vjellës
Ky është përdorimi më i zakonshëm i xhenxhefilit. Pas operacionit, ose gjatë trajtimeve mjekësore si për HIV apo kancer, marrja e xhenxhefilit nga goja ose si vaj mbi kyçet e pacientëve, ka provuar të ketë efekte pozitive dhe kuruese.
2) Qetëson dhimbjet menstruale
Hulumtimet tregojnë se marrja e 1500mg xhenxhefil për tre ditë rresh përpara ciklit do të reduktojë ndjeshëm dhimbjet menstruale dhe simptomat e tjera.
3) Rrit oreksin
Xhenxhefili i freskët aktivizon sistemin tretës duke bërë që të ndiheni më të uritur.
4) Qetëson dhimbjen e muskujve
Xhenxhefili mund të zbusë dhimbjen e muskujve të shkaktuar nga stërvitja. Falë vetive anti-inflamatore xhenxhefili trajton artritin dhe sëmundjet e tjera inflamatore.
5) Veti anti-kancerogjene
Disa studime kanë treguar se rrënja e xhenxhefilit është në gjendje të mposhtë disa lloje të kancerit, duke përfshirë kancerin e zorrës së trashë, kanceri pankreatik, kanceri i prostatës, kanceri i lëkurës, dhe kancerin e gjirit.
6) Parandalon dhe mban nën kontroll sëmundjen e diabetit
Shumë studime tregojnë se xhinxheri ka aftësinë të parandalojë diabetin, duke ulur nivelet e sheqerit në gjak në trup.
7)Në rast helmimi
Kur vjen puna për të luftuar efektet toksike të substancave, të tilla si MSG, pesticideve, dhe drogës, xhenxhefili është një ilaç i vërtetë.
8)Peridontal
Për shkak të përbërësve antibakterial, xhenxhefil është shumë efektiv në trajtimin e sëmundjes periodontale.




 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.