Nostalgji

Foto e rrallë/ Kur Edi Rama i priste delegacionet e huaja në Rinas me pantallona të verdha…

16:15 - 03.06.19 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në emisionin tashmë të njohur RREFIM në TV Scan me president. Znj. Elvana Hana, emision i cili realizohet prej katër vitesh dhe ku të ftuar kanë qenë emra dhe personazhe nga më të njohurit të politikës, artit, kulturës, sportit, etj etj, i ftuari i rradhës ka qenë piktori i njohur, Buron Kaceli, pinjoll i një prej familjeve më të njohura tiranase që janë marrë me tregti që në fillimet e shekullit të kaluar dhe i biri i “Piktorit të popullit” Sadik Kaceli, i cili në periudhën e Monarkisë së Zogut shkoi për studime në Francë, ku në vitin 1941 ai u diplomua në Paris pranë “Ecole National Supperieurs des Beaux-Arts”. Po të njejtën rrugë të babajt të tij ndoqi edhe Buroni, i cili në vitin 1972 u diplomua si piktor pranë Institutit të Lartë të Arteve në Tiranë dhe më pas punoi si mësues vizatimi në Tropojë, Zall-Bastar të malësisë së Tiranës dhe në vitet ’80-të pranë Institutit të Monumenteve të Kulturës si restaurator. Me shëmbjen e regjimit komunist në fillimin e viteve ’90-të, Buroni u angazhua në proceset demokratike dhe pas ardhjes në pushtet të Partisë Demokratike në vitin 1992, ai u emërua në detyra dhe funksione të ndryshme në Bashkinë e Tiranës pranë sektorit të Kulturës apo si nënkryetar i saj, ku punoi për tetë vjet me rradhë, për t’u zgjedhur më pas si deputet i Kuvendit Popullor në vitin 1996. Në dëshminë e tij në RREFIM, z. Kaceli u ndal gjatë për periudhën që ai shërbeu si Drejtor i Kulturës në Bashkinë e Tiranës (kur ajo drejtohej nga Sali Kelmendi) dhe gjithashtu si nënkryetar i asaj bashkie në periudhën kur në krye të saj ishte Albert Brojka. Lidhur me këtë periudhë kohe, z. Kaceli u ndal dhe komentoi shumë foto nga puna e tij dhe e kolegëve me të cilët ai punoi gjatë në sektorin e kulturës, ku ndër të tjera ishte dhe fotoja në fjalë që publikohet për herë të parë për “Gazeta Shqiptare”, ku ai me disa kolegë të tij janë në aeroportin e Rinasit, duke pritur një delegacion Italian të kulturës, (ku mes tyre ishte dhe artistin e njohur, Dj Bo Bo), në kuadrin e një marrëveshje kulturore që Bashkia e Tiranës kishte lidhur asokohe me homologet e saj në Itali. Foto në fjalë i përket vitit 1998, kur si ministër i Kulturës ishte kryeministri i sotëm, Edi Rama, i cili dallohet në krah të majtë të fotos në fjalë, fare afër Dj Bo Bo. Ndryshe nga krerët deomkratë të Bashkisë, si Buron Kaceli, Valter Gjoni etj që janë të veshur me këmisha e kollare, z. Rama është i veshur sportiv, me syze të errta, me një palë pantallona lino ngjyrë të verdhë dhe me këmishë ngjyrë çokollatë me kuadrata, gjë të cilat asokohe por dhe më vonë ishin një gjë krejt e zakonëshme për të. Siç shihet dhe nga qëndrimi i tij, z. Rama duket si “i huaj” aty dhe gati gati indiferent, pasi të gjithë personat e tjerë nuk i përkisnin familjes së tij politike, të cilët I kishin bërë dhe ftesën artistit të njohur italian.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.